Flash

Tamar Braxton në gjendje të rëndë: Gati sa nuk vdiqa

Lapsi.al 20 August 2025
Tamar Braxton në gjendje të rëndë: Gati sa nuk vdiqa

Këngëtarja Tamar Braxton ka ndarë me ndjekësit e saj një rrëfim tronditës përmes Instagram Story, duke treguar se ka përjetuar një ngjarje thuajse fatale gjatë fundjavës.

“E kam pasur shumë të vështirë ta shkruaj këtë, por të gjithë më telefonojnë dhe sinqerisht nuk kam më forcë të flas,” shkroi Braxton. “Gati sa nuk vdiqa të dielën.”

Ajo tregoi se është gjetur nga një mikeshë në një pellg gjaku, me lëndime serioze në fytyrë, teksa në sfond dëgjohej kënga “Spirit Lead Me” nga Clavier. “Sa më shumë kalojnë ditët, aq më keq bëhet,” tha ajo.

Këngëtarja e hitit “All the Way Home” falënderoi Zotin që e zgjoi të gjallë atë mëngjes, por tregoi se pasojat fizike dhe emocionale janë të rënda. Ajo zbuloi se ka thyer hundën, ka humbur disa dhëmbë dhe ka humbje të lëvizshmërisë.

“Mënyra se si e shoh jetën tani është krejt ndryshe. Ndërsa shëndeti im fizik është në përmirësim, tani fillon rrugëtimi im me shëndetin mendor… lutuni për mua, për së vërteti,” shtoi ajo.

Në një tjetër Story pak para rrëfimit, Tamar kishte postuar: “Faleminderit Zot që më zgjove sot.”

Ky nuk është rasti i parë që artistja përballet me një krizë shëndetësore. Në vitin 2020, ajo u dërgua me urgjencë në spital pas një përpjekjeje për vetëvrasje, pasi partneri i saj i atëhershëm, David Adefeso, e gjeti pa ndjenja në një dhomë hoteli në Los Angeles.

Braxton më vonë tregoi se ishte në një gjendje të rëndë emocionale dhe se kishte humbur shpresën. “Nuk e shihja dot një rrugëdalje. Nuk e dija që ekzistonte një anë tjetër,” tha ajo për revistën People në vitin 2021.

 

 

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI