Flash

Detaje nga romanca e Shailene Woodley me Lucas Bravo

Lapsi.al 21 August 2025
Detaje nga romanca e Shailene Woodley me Lucas Bravo

 Shailene Woodley, duket se po shijon një kapitull të ri në jetën e saj personale.

Prej gjashtë muajsh ajo është në një lidhje me aktorin francez të “Emily in Paris”, Lucas Bravo, dhe burime për People tregojnë se marrëdhënia e tyre është “një frymë e re për të”.

Sipas të njëjtit burim, Bravo është “i thjeshtë, i sjellshëm  dhe emocionalisht prezent”, ndërsa miqtë e Woodley tashmë e kanë pranuar me simpati. “Është e kundërta e dinamikës së saj me Aaron Rodgers,” – shton më tej i njohuri, duke iu referuar fejesës së dështuar të aktores me yllin e futbollit amerikan.

“Shailene është e lumtur dhe po argëtohet sërish. Ajo po lulëzon dhe po shijon një energji krejtësisht të re,” – tha burimi, por shtoi se aktorja 33-vjeçare “nuk po nxiton me asgjë” dhe dëshiron “të jetojë momentin”.

Woodley dhe Bravo u lidhën për herë të parë në mars 2025, kur u panë duke shëtitur dorë për dore në Paris.

Në maj, aktori francez e bëri publike romancën me disa foto  nga një udhëtim në Kaliforni.

Nga ana tjetër, Woodley ka qenë më parë e fejuar me Aaron Rodgers. Marrëdhënia e tyre përfundoi në vitin 2022 pas dy vitesh së bashku.

Në dhjetor 2024, aktorja pranoi se romanca “nuk ishte e duhura”, por gjithsesi e përshkroi si “të bukur”.

Rodgers ndërkohë ka nisur një romancë të re: në qershor 2025 ai zbuloi se ishte martuar me një grua misterioze, identiteti i së cilës ende nuk është bërë publik.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI