Flash

Blake Lively në qendër të kritikave pas filmit të ri

Lapsi.al 24 August 2025
Blake Lively në qendër të kritikave pas filmit të ri

Blake Lively është përballur me kritika  rrjetet sociale pasi u njoftua se do të luajë dhe prodhojë komedinë romantike të ardhshme “The Survival List”. Lajmi erdhi teksa aktorja ndodhet në mes të një beteje ligjore të tensionuar me aktorin dhe regjisorin Justin Baldoni, me të cilin punoi në filmin “It Ends With Us” që doli në vitin 2024.

Përdoruesit në Instagram nuk e pritën mirë njoftimin për filmin e ri. Nën postimin e Deadline, një komentues shkroi: “Fat të mbarë regjisorit që do të përballet me dramën e saj.” Një tjetër u tall me titullin e filmit, duke shkruar: “Mendova se ‘The Survival List’ ishte lista e aktorëve që ajo ka mërzitur.”

Të tjerë sollën në vëmendje edhe marrëdhënien e tensionuar të Lively me ish-miken e ngushtë Taylor Swift, duke sugjeruar se këngët e saj nuk do të përfshihen në projektin e ri: “Këtë film s’do ta shoqërojë asnjë këngë e Taylor-it.” Pavarësisht kritikave, disa fansa i dolën në mbrojtje aktores 37-vjeçare: “Bravo vajzë! Ke shumë fansa dhe njerëz që të besojnë. Secili ka të drejtë të ketë mendimin e vet.”

Sipas përshkrimit të Deadline, në filmin “The Survival List”, Lively luan rolin e një producenteje të famshme të reality show-ve që dërgohet në një projekt të ri me një ekspert mbijetese – Chopper Lane. Por kur një mbytje i lë të izoluar në një ishull, ajo zbulon se ai është mashtrues dhe nuk ka asnjë njohuri për mbijetesën – duke e lënë atë në qendër të veprimit. Dyshja, të detyruar të bashkëpunojnë, zhvillojnë një kimi të papritur.

Ky është projekti i parë i Lively që nga padia që ngriti në dhjetor 2024 ndaj Baldoni-t dhe ekipit të tij për ngacmim seksual dhe përpjekje për dëmtim të reputacionit të saj.

Baldoni, 41 vjeç, i ka mohuar akuzat dhe iu kundërpërgjigj me një padi prej 400 milionë dollarësh për shpifje dhe tentativë shantazhi ndaj Lively dhe bashkëshortit të saj, aktorit Ryan Reynolds. Por padia e tij u hodh poshtë nga gjykata në qershor 2025. Ndërsa çështja e Lively ndaj tij pritet të shkojë në gjyq në mars 2026.

 

 

Të këshilluara

Detaje nga romanca e re e Jennifer Aniston

Jennifer Aniston duket se ka gjetur dashurinë në një kapitull të ri të jetës së saj – dhe këtë herë, gjithçka “ndjehet ndryshe”. Burime për revistën People k...

19:15

Arrestohet reperi Lil Nas

Reperi i njohur Lil Nas X, emri i vërtetë i të cilit është Montero Lamar Hill, është arrestuar të enjten në Los Anxhelos pasi u pa duke ecur në rrugë i veshur v...

15:35

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI