Flash

Detaje nga romanca e re e Jennifer Aniston

Lapsi.al 24 August 2025
Detaje nga romanca e re e Jennifer Aniston

Jennifer Aniston duket se ka gjetur dashurinë në një kapitull të ri të jetës së saj – dhe këtë herë, gjithçka “ndjehet ndryshe”.

Burime për revistën People konfirmuan se aktorja e njohur e “Friends” është në një lidhje me hipnoterapistin dhe sipërmarrësin, Jim Curtis. Sipas burimit, Aniston nuk kishte pasur një lidhje serioze për një kohë të gjatë, por me Curtis ajo ndihet rehat dhe e sigurt.

“Ai është krejt ndryshe nga ish-partnerët e saj,” – tha një burim për People. “Ka një energji shumë të qetë dhe të sigurt. Jen e adhuron këtë.”

Sipas të njëjtit burim, Curtis e ka ndihmuar Aniston të “ngadalësojë ritmin” në jetën e saj të mbushur me projekte.  “Ai e mbështet atë në një mënyrë krejt të re,” – shtoi burimi. “E ndihmon ta vlerësojë më shumë veten dhe gjithçka që ka ndërtuar.”

Dyshja u fotografua për herë të parë në korrik gjatë një pushimi në Mallorca, por sipas Page Six, ata ishin parë për herë të parë duke u afruar në Big Sur, Kaliforni, një muaj më herët. Prej atëherë, ata janë parë bashkë në disa takime publike, duke konfirmuar se romanca e tyre është serioze.

Kjo është lidhja e parë publike e Aniston që nga ndarja me Justin Theroux në vitin 2018, pas dy vitesh martesë. Më parë, ajo ishte e martuar edhe me Brad Pitt nga viti 2000 deri në 2005.

 

Të këshilluara

Arrestohet reperi Lil Nas

Reperi i njohur Lil Nas X, emri i vërtetë i të cilit është Montero Lamar Hill, është arrestuar të enjten në Los Anxhelos pasi u pa duke ecur në rrugë i veshur v...

15:35

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI