Flash

Bianca Censori, strategjia që po i sjell miliona

Lapsi.al 26 August 2025
Bianca Censori, strategjia që po i sjell miliona

Karri­era e trazuar e Kanye West ka qenë prej kohësh e mbushur me polemika, kontrata të anuluara dhe shpenzime të dyshimta. Por ndërsa reperi përballet me kriza të mëdha financiare, burime pranë çiftit pretendojnë se bashkëshortja e tij, Bianca Censori, po përfiton në heshtje – duke kursyer miliona.

Sipas një raporti të publikuar nga RadarOnline, Censori është paguar për pjesëmarrjen e saj në “shfaqjet” publike të çuditshme të tyre.

Burime pranë çiftit zbulojnë se West i paguan asaj rreth 250,000 dollarë për çdo "skenar" të inskenuar, përfshirë puthjen me gjuhë në një festë në Korenë e Jugut, para një koncerti të tij.

“Kanye e sheh këtë si një formë të dominimit financiar – ai kënaqet dhe ajo po fiton shuma të mëdha,” tha burimi.

Por ndryshe nga perceptimi publik, Bianca nuk është duke shpenzuar shumat marramendëse. Sipas burimeve, ajo po kursen në mënyrë të kujdesshme, në rast se marrëdhënia e tyre përfundon.

“Ajo është shumë e zgjuar. Fjala është që aktualisht ka kursyer afro 10 milionë dollarë, ndoshta edhe më shumë. E ndjen se e meriton për gjithçka që ka duruar.”

Ish-arkitektja e kompanisë Yeezy e sheh këtë periudhë si një mundësi jo vetëm për famë publike, por edhe për të ndërtuar një karrierë të re të pavarur.

Ndërkohë që Bianca duket se po përfiton nga marrëdhënia, Kanye West përballet me një rënie të fortë ekonomike. 48-vjeçari është ndaluar të performojë në disa vende për shkak të deklaratave të tij ekstreme, ndërsa kontratat e mëparshme shumë fitimprurëse janë anuluar.

Ai së fundmi nxori në shitje apartamentin e tij në Calabasas për rreth 3 milionë dollarë, një shumë që burimet e konsiderojnë si "asgjë" krahasuar me borxhet që ai ka.

Thuhet se reperi përballet me borxhe që arrijnë në miliona, përfshirë taksa të papaguara dhe penalitete për prona.

“Kanye po i mbarojnë paratë. Nëse vazhdon kështu, gjithçka do të përfundojë në katastrofë,” paralajmëroi burimi. E vetmja që po del fitimtare në këtë situatë është Bianca,” përfundoi burimi.

 

Të këshilluara

Kanye West mohon akuzat ndaj Kim: Mashtrim

Kanye West ka pretenduar së fundmi se letra ligjore që u raportua se i kishte dërguar asaj ishte në fakt një “mashtrim”. Sipas një raporti të TMZ-së, Kanye k...

21:14

Detaje nga romanca e re e Jennifer Aniston

Jennifer Aniston duket se ka gjetur dashurinë në një kapitull të ri të jetës së saj – dhe këtë herë, gjithçka “ndjehet ndryshe”. Burime për revistën People k...

19:15

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI