Flash

Cardi B në gjyq për sulm ndaj rojes së sigurisë

Lapsi.al 27 August 2025
Cardi B në gjyq për sulm ndaj rojes së sigurisë

Reperja  Cardi B është përballur këtë javë me një gjyq civil në Los Anxhelos, ku akuzohet për sulm dhe fyerje ndaj një roje sigurie në një klinikë mjekësore, ngjarje që dyshohet të ketë ndodhur në vitin 2018, kur ajo ishte shtatzënë katër muajsh.

Emani Ellis, roja e sigurisë që ka ngritur padinë, dëshmoi në gjykatë se artistja e hitit “WAP” e ka ofenduar rëndë, e ka pështyrë, i ka thënë fjalë me përmbajtje raciste dhe madje e ka lënduar në fytyrë me thonjtë e saj, duke i shkaktuar një prerje për të cilën më pas iu desh ndërhyrje kirurgjikale plastike.

Sipas dëshmisë së Ellis, ajo e kishte përshëndetur Cardi B në korridorin e klinikës dhe kishte përmendur emrin e saj, gjë që e kishte bërë reperen të reagojë ashpër, duke besuar se roja po përpiqej të zbulonte vizitën e saj private te mjeku. Ellis mohoi se kishte tentuar ta fotografonte Cardi B me telefonin e saj.

“Pasi dëgjoi që përmenda emrin e saj, ajo u kthye dhe më tha: ‘Pse dreqin po i tregon njerëzve që më ke parë këtu?’”, dëshmoi Ellis, sipas Law and Crime.

Ajo shtoi se kishte tentuar ta qetësonte Cardi B, por reperja kishte shpërthyer në fyerje dhe kërcënime, duke i thënë se do ta pushonte nga puna, e kishte turpëruar për trupin dhe e kishte quajtur me fjalë fyese raciste.

Ellis pretendon se Cardi B tentoi ta godiste, por nuk e qëlloi me grusht, megjithatë lëndimi në faqe nga thonjtë e saj ishte i mjaftueshëm për të kërkuar ndërhyrje mjekësore. Për këtë arsye, ajo ka ngritur padi për sulm dhe dhunë fizike.

Cardi B ishte e pranishme në sallën e gjyqit, e shoqëruar nga avokatët e saj, por nuk komentoi në lidhje me akuzat.

Ky nuk është incidenti i vetëm ligjor për Cardi B. Ajo është përballur më parë me akuza për dhunë, përfshirë një rast të vitit 2018 në një klub nate në Nju Jork dhe një tjetër në vitin 2023, kur goditi një fanse me mikrofon gjatë një koncerti në Las Vegas.

 

 

Të këshilluara

Kanye West mohon akuzat ndaj Kim: Mashtrim

Kanye West ka pretenduar së fundmi se letra ligjore që u raportua se i kishte dërguar asaj ishte në fakt një “mashtrim”. Sipas një raporti të TMZ-së, Kanye k...

21:14

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI