Flash

Taylor Swift dhe Travis Kelce drejt martesës

Lapsi.al 27 August 2025
Taylor Swift dhe Travis Kelce drejt martesës

Taylor Swift dhe Travis Kelce kanë konfirmuar fejesën e tyre përmes një postimi në Instagram, të martën.

Çifti ndau disa foto nga momenti romantik i propozimit.

“Mësuesja e anglishtes dhe mësuesi i edukimit fizik po martohen ,” shkruan ata në përshkrimin e fotove të publikuara më 26 gusht.

Travis Kelce u fotografua duke u ulur në gjunjë për t’i propozuar martesë këngëtares.

Unaza e fejesës është dizajnuar nga vetë Kelce me ndihmën e bizhuterisë së njohur Artifex Fine Jewelry.

Çifti e bëri publike fejesën vetëm dy javë pas pjesëmarrjes së Taylor në podcast-in e Kelce “New Heights”, ku ajo gjithashtu njoftoi albumin e saj të 12-të, “The Life of a Showgirl”, që do të publikohet më 3 tetor.

Megjithatë, burime për Page Six kanë konfirmuar se propozimi ndodhi disa javë më parë dhe se Kelce tashmë kishte kërkuar bekimin e babait të Taylor, Scott Swift.

Lidhja e tyre nisi në verën e vitit 2023. Pavarësisht se fillimisht Swift nuk pranoi të takonte Kelce pas një koncerti të turneut "Eras", ata u lidhën më pas dhe prej atëherë janë bërë një nga çiftet më të ndjekur në rrjetet sociale.

Në gusht 2024, analisti i NFL-së, Adam Schefter, parashikoi një fejesë gjatë një segmenti në “NFL Live”. Po atë muaj, një burim për Page Six kishte treguar se Kelce kishte plane konkrete për t’i propozuar.

Përpara lidhjes me Kelce, Swift kishte një lidhje të shkurtër me këngëtarin Matty Healy në maj 2023 dhe më parë një marrëdhënie me aktorin Joe Alwyn.

Ndërkohë, Kelce sapo kishte mbyllur një lidhje me Kayla Nicole kur e njohu Swift-in.

 

Të këshilluara

Kanye West mohon akuzat ndaj Kim: Mashtrim

Kanye West ka pretenduar së fundmi se letra ligjore që u raportua se i kishte dërguar asaj ishte në fakt një “mashtrim”. Sipas një raporti të TMZ-së, Kanye k...

21:14

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI