Flash

Detaje nga romanca e Gigi Hadid dhe Bradley Cooper

Lapsi.al 28 August 2025
Detaje nga romanca e Gigi Hadid dhe Bradley Cooper

Bradley Cooper dhe Gigi Hadid po shijojnë një lidhje të qëndrueshme dhe të natyrshme— pa ushtruar presion mbi njëri-tjetrin. Një burim për revistën PEOPLE ka zbuluar se dyshja “janë në të njëjtën faqe për atë që duan në planin afatgjatë, por po e lënë gjithçka të ndodhë natyrshëm.”

Pavarësisht angazhimeve të ngjeshura, ata kanë gjetur një ritëm që funksionon për të dy, por edhe për fëmijët e tyre. Vajza e Gigi-t, Khai (4 vjeç), dhe vajza e Cooper, Lea (8 vjeç), “kalojnë shpesh kohë bashkë dhe shkojnë shumë mirë”.

Cooper ndan vajzën e tij me modelen Irina Shayk, me të cilën ishte në një lidhje nga viti 2015 deri në 2019. Ndërsa Gigi ka vajzën Khai me ish-partnerin e saj, këngëtarin Zayn Malik, me të cilin u nda në tetor të vitit 2021 pas një lidhjeje gati gjashtëvjeçare.

Burimi shton se Cooper “është integruar mrekullisht në rrethin e familjes dhe miqve të Gigi-t”. Në veçanti, Yolanda Hadid, nëna e Gigi-t, ka vënë re se vajza e saj ndihet shumë rehat dhe e lumtur kur është pranë Bradley-t.

“Ata nuk po nxitojnë, por ajo që kanë është e fortë. Edhe pse janë të zënë me punë, gjithmonë gjejnë kohë për njëri-tjetrin. Ndonjëherë kalojnë net në shtëpi duke gatuar, ndonjëherë dalin me fëmijët apo me miq të afërt,” – shprehet burimi.

Çifti u lidh për herë të parë në tetor të vitit 2023, kur u fotografuan duke darkuar së bashku në një restorant në New York. Në maj 2025, Gigi e bëri lidhjen “zyrtare” në Instagram, duke postuar një foto ku shkëmbenin një puthje gjatë festës së saj të 30-vjetorit.

Në një intervistë për Vogue në mars, Hadid foli për marrëdhënien e saj me aktorin e "American Hustle" .

“Kur gjen dikë që është në një moment të jetës kur di çfarë do dhe e meriton, dhe të dy punoni veçmas për të qenë partneri më i mirë i mundshëm për njëri-tjetrin... ndihem me shumë fat,” – tha Gigi.

Ajo shtoi: “E respektoj shumë si krijues dhe ndjej që më jep mbështetje dhe besim.”

 

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI