Flash

Ndërron jetë aktori i “Baywatch”

Lapsi.al 29 August 2025
Ndërron jetë aktori i  “Baywatch”

Floyd Levine, i njohur për rolet e tij në “Baywatch” dhe “The Hangover”, ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare.

Lajmi u bë i ditur nga nusja e tij, Tracy Robbins, përmes një postim në llogarinë e saj  në Instagram.

Pasi postoi disa foto  me aktorin, ajo shkroi: “Vjehrri im i dashur ndërroi jetë në paqe dje, më 24 gusht, i rrethuar nga familja e tij e bukur (dhe ndoshta duke dëshiruar që dikush t’i sillte një martini)”.

Tracy Robbins e përshkroi Floyd Levine si “vjehrri, gjyshi dhe shakaxhiu më i mirë”. Më pas, ajo shtoi se do t’i mungojë humori dhe historitë e tij: “Do të më mungojë shumë, por e di që ai tashmë po i bën engjëjt të qeshin”.

 

 

Levine, një vendas i Nju Jorkut, luajti rolin e një rrobaqepësi të paidentifikuar në filmin “The Hangover”, me protagonistë Bradley Cooper dhe Justin Bartha. Karriera e tij zgjati më shumë se pesë dekada.

Ai luajti në seriale televizive si Murder, She Wrote dhe Days of Our Lives. Floyd Levine luajti dy role, Harry Krumholtz dhe Archie Miles, në Murder, She Wrote midis viteve 1985 dhe 1989. Shfaqja e tij e parë televizive ishte në vitin 1972 në serialin Come Back Charleston Blue.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI