Flash

Zbulohet e vërteta rreth romancës së Anderson dhe Neeson

Lapsi.al 29 August 2025
Zbulohet e vërteta rreth romancës së Anderson dhe Neeson

Burime të afërta me aktorët Pamela Anderson dhe Liam Neeson kanë mohuar kategorikisht thashethemet se lidhja e tyre është e fabrikuar për qëllime publicitare, duke i cilësuar ato si “qesharake” dhe “të pavërteta”.

“Çdo gjë mes tyre është e sinqertë. Asnjëri prej tyre nuk do të merrte pjesë në një farsë publicitare. Ata thjesht kalojnë kohë të mirë së bashku dhe nuk kanë nevojë për vëmendje mediatike,” tha një burim për revistën PEOPLE, duke iu referuar thashethemeve të shpërndara nga TMZ, e cila pretendoi se marrëdhënia ishte inskenuar për të promovuar filmin e ri komik The Naked Gun.

Një tjetër burim shtoi: “Lidhja e tyre nuk është për sy e faqe. Ka një lidhje të vërtetë mes tyre. Nuk ka asnjë arsye që të inskenonin diçka të tillë.”

TMZ, në një raport të publikuar të premten, më 29 gusht, aludoi se marrëdhënia mes Anderson (58 vjeç) dhe Neeson (73 vjeç) ishte orkestruar nga publicistët e tyre si pjesë e promovimit të filmit, dhe madje pretendoi se çifti nuk ka pasur asnjë takim privat. Por një burim  e hodhi poshtë këtë pretendim duke e quajtur “qesharake”.

Romanca mes dy aktorëve ka nisur gjatë xhirimeve të The Naked Gun, ku Neeson luan rolin e detektivit të policisë së Los Anxhelosit, Frank Drebin Jr., ndërsa Anderson interpreton Beth, një femme fatale që përfshihet në një histori dashurie me detektivin gjatë hetimeve për vdekjen e vëllait të saj.

Një burim i mëparshëm i tha PEOPLE: “Është e qartë që janë të pëlqyer pas njëri-tjetrit.” Ata shtuan se çifti po “shijon shoqërinë e njëri-tjetrit” gjatë promovimit të filmit.

 

Të këshilluara

Ndërron jetë aktori i “Baywatch”

Floyd Levine, i njohur për rolet e tij në “Baywatch” dhe “The Hangover”, ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare. Lajmi u bë i ditur nga nusja e tij, Tracy Rob...

16:22

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI