Flash

Ariana Grande rikthehet në skenë pas shtatë vitesh

Lapsi.al 31 August 2025
Ariana Grande rikthehet në skenë pas shtatë vitesh

Ariana Grande ka njoftuar rikthimin e saj në skenë pas një pauze shtatëvjeçare, me një turne të ri muzikor të titulluar "The Eternal Sunshine Tour", që do të nisë në verën e vitit 2026.

Turneu mban emrin e albumit të saj më të fundit, "Eternal Sunshine", i publikuar në mars të vitit 2024.

Pas këtij projekti, Grande është fokusuar kryesisht në aktrim, duke marrë edhe një nominim për Oscar për rolin e saj si Glinda në filmin "Wicked". Pjesa e dytë e këtij filmi, "Wicked: For Good", pritet të publikohet në nëntor të këtij viti.

Turneu do të nisë më 6 qershor 2026 në Oakland, Kaliforni, dhe do të përmbyllet me pesë netë koncertesh në O2 Arena në Londër, më 15, 16, 19, 20 dhe 23 gusht – të vetmet data jashtë Amerikës së Veriut të konfirmuara deri më tani.

Këto do të jenë koncertet e saj të para të plota që nga turneu "Sweetener World Tour" në vitin 2019. Gjatë viteve të fundit, ajo i është përkushtuar më shumë projekteve në Hollywood, përfshirë edhe një rol të ri në vazhdimin e filmit "Meet the Parents".

Në korrik, Grande siguroi fansat se muzika mbetet një pjesë thelbësore e jetës së saj.

“Shumë qesharake nga ju që menduat se do të braktisja muzikën vetëm sepse jam e zënë me disa projekte… Muzika ka qenë gjithmonë një shpëtim për mua,” – shkroi ajo në Instagram.

Turneu do të ndalet gjithashtu për katër netë në Los Angeles dhe katër të tjera në Brooklyn, me ndalesa të tjera në Austin, Sunrise (Florida), Atlanta, Boston, Montreal dhe Chicago.

Aktualisht, nuk ka data të planifikuara për qytete të tjera në Britani apo në Evropë.

 

Të këshilluara

Ndërron jetë aktori i “Baywatch”

Floyd Levine, i njohur për rolet e tij në “Baywatch” dhe “The Hangover”, ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare. Lajmi u bë i ditur nga nusja e tij, Tracy Rob...

16:22

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI