Flash

Kevin Costner në një romancë të re dashurie

Lapsi.al 31 August 2025
Kevin Costner në një romancë të re dashurie

Kevin Costner  është rikthyer në botën e takimeve pas ndarjes së shumëpërfolur nga  Christine Baumgartner.

Burime për revistën People raportojnë se ai është duke u takuar  me regjisoren dhe producenten Kelly Noonan Gores.

“Kelly po del me Kevin, por gjithçka është shumë casual. Ajo mendon se ai është i mrekullueshëm dhe interesant,” – ka thënë një burim i afërt.

Dyshja janë njohur përmes miqve të përbashkët dhe janë parë së fundmi bashkë në disa dalje private.

Gores është ndarë nga ish-bashkëshorti i saj, biznesmeni Alec Gores, në vitin 2024, pas 8 vitesh martesë. Ata kanë së bashku një vajzë 6-vjeçare, Riley.

Në podcastin e saj personal "Heal with Kelly", ajo ka rrëfyer hapur vështirësitë që kaloi gjatë ndarjes:

“Ishte e dhimbshme. Edhe pse e nisa unë bisedën për ndarjen, asnjëri prej nesh nuk e donte me të vërtetë këtë.”

Ndërsa Kevin përfundoi divorcin me ish-bashkëshorten  Baumgartner në shkurt 2024, pas një beteje të gjatë ligjore. Çifti  ishte i martuar që nga viti 2004 dhe kanë tre fëmijë së bashku. Një burim tjetër pranë aktorit tha më herët për People se, pavarësisht lajmeve për një lidhje të re, Kevin nuk është në kërkim të një marrëdhënieje serioze për momentin:

“Ai është në një periudhë të mirë të jetës së tij. Po kalon kohë me familjen dhe miqtë, dhe po shijon qetësinë.”

 

 

Të këshilluara

Ndërron jetë aktori i “Baywatch”

Floyd Levine, i njohur për rolet e tij në “Baywatch” dhe “The Hangover”, ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare. Lajmi u bë i ditur nga nusja e tij, Tracy Rob...

16:22

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI