Flash

Jacob Elordi debat me stafin në Festivalin e Venecias

Lapsi.al 1 September 2025
Jacob Elordi debat me stafin në Festivalin e Venecias

Jacob Elordi, i njohur nga seriali “Euphoria”, iu desh të përballej me tensione në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Venecia.

Në një video të shpërndarë në TikTok, 28-vjeçari shihet duke takuar fansa në premierën botërore të filmit të tij të ri, “Frankenstein”, ndërsa hyn në një debat të ashpër verbal me një prej zyrtarëve të festivalit.

[embed]https://www.tiktok.com/@mancrushdaily/video/7544506125471829270?_r=1&_t=ZP-8zM3hiXas2R[/embed]

“Do të bëj një foto këtu,” – dëgjohet Elordi t’i thotë punonjësit, duke shtuar më pas:

“Mos guxo të më thuash çfarë të bëj.”

Megjithatë, dëshmitarët thanë se aktori ishte shumë i sjellshëm me fansat dhe po bënte foto me sa më shumë njerëz që mundej.

Videoja ka marrë mbi 640 mijë shikime, ndërsa komentet online ishin të ndara: disa e quajtën sjelljen e Elordit “të pasjellshme dhe arrogante”, ndërsa të tjerë theksuan se punonjësi “po bënte thjesht punën e tij”.

Pavarësisht incidentit, mbrëmja përfundoi me emocion: pas shfaqjes së filmit, Elordi shpërtheu në lot gjatë ovacionit që zgjati plot 13 minuta, ndërsa u përqafua me regjisorin Guillermo del Toro dhe kolegun e tij Oscar Isaac.

Në adaptimin e ri të Netflix-it mbi romanin klasik të Mary Shelley, Elordi luan krijesën e Frankensteinit, Isaac merr rolin e doktorit Victor Frankenstein, ndërsa Mia Goth shfaqet si e dashura e tij.

Në kast përfshihen gjithashtu edhe Christoph Waltz, Lars Mikkelsen, Charles Dance e të tjerë.

Filmi pritet të ketë një publikim të kufizuar në kinematë botërore më 17 tetor, përpara se të debutojë në Netflix më 7 nëntor.

 

Të këshilluara

Ndërron jetë aktori i “Baywatch”

Floyd Levine, i njohur për rolet e tij në “Baywatch” dhe “The Hangover”, ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare. Lajmi u bë i ditur nga nusja e tij, Tracy Rob...

16:22

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI