Flash

Sydney Sweeney në një romancë dashurie me producentin ??

Lapsi.al 1 September 2025
Sydney Sweeney në një romancë dashurie me producentin ??

Një video e publikuar në TikTok ka bërë xhiron e rrjetit, ku aktorja e njohur e serialit “Euphoria”, Sydney Sweeney shfaqet duke shëtitur në rrugët e Venecias, Itali, përkrah menaxherit  muzikor Scooter Braun dhe modeles Amèlie Tremblay.

Pamjet janë filmuar në qershor, pak pas dasmës madhështore të Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez, e cila u raportua se kushtoi plot 50 milionë dollarë.

Në video, Braun shihet duke parë telefonin, ndërsa Sweeney afrohet pranë tij.

“Ky është momenti kur pashë Sydney Sweeney, Amèlie Tremblay dhe Scooter Braun në Venecia për dasmën e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez, të shtunën pasdite,” – shkruan fansi që publikoi videon, e cila tashmë ka grumbulluar afro gjysmë milioni shikime në TikTok.

Po atë ditë, aktorja e filmit “Immaculate” u pa gjithashtu në shoqërinë e aktorit Orlando Bloom dhe ish-yllit të futbollit amerikan Tom Brady.

Kujtojmë se në muajin mars, mediat raportuan se Sweeney kishte anuluar dasmën me të fejuarin Jonathan Davino, për shkak të “problemeve të mëdha” në marrëdhënien e tyre.

Edhe pse dyshja u fotografuan sërish bashkë në prill, burime pranë tyre pohuan se martesa “mbetet e anuluar” dhe raporti i tyre është vetëm miqësor.

Nga ana tjetër, Scooter Braun ka qenë i martuar me Yael Cohen nga viti 2014 deri në vitin 2021, me të cilën ka tre fëmijë: djemtë Jagger dhe Levi dhe vajzën Hart.

 

Të këshilluara

Ndërron jetë aktori i “Baywatch”

Floyd Levine, i njohur për rolet e tij në “Baywatch” dhe “The Hangover”, ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare. Lajmi u bë i ditur nga nusja e tij, Tracy Rob...

16:22

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI