Flash

“Blinding Lights” e The Weeknd thyen rekord në Spotify

Lapsi.al 1 September 2025
“Blinding Lights” e The Weeknd thyen rekord në Spotify

Hiti i famshëm i The Weeknd, “Blinding Lights”, ka hyrë zyrtarisht në histori si kënga e parë që arrin 5 miliardë dëgjime në Spotify. Ky sukses u shpall nga vetë platforma më 31 gusht 2025.

Kënga, e publikuar në vitin 2019 si pjesë e albumit “After Hours”  dominoi listat muzikore dhe tashmë ka vendosur një tjetër rekord. Vetëm disa ditë më parë, ajo u përfshi edhe në listën e Billboard për “Top Hot R&B/Hip-Hop Songs of the 21st Century”.

The Weeknd  me emrin e vërtetë Abel Tesfaye, e festoi këtë arritje me mbi 78 milionë ndjekës në rrjete sociale, duke shpërndarë postimin e Spotify dhe duke falënderuar fansat.

“Blinding Lights” ka bërë histori edhe më herët: ka qëndruar 52 javë rresht në Top 10 të Billboard Hot 100, një rekord absolut, dhe në vitin 2021 kaloi edhe klasikën e Chubby Checker “The Twist” në listën e këngëve më të mëdha të të gjitha kohërave.

Sot, The Weeknd është artisti me më shumë këngë në “Billions Club” të Spotify – plot 28 këngë kanë kaluar shifrën e 1 miliard dëgjimeve secila.

 

 

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI