Flash

Dosja “5D”/ Pronari i Vas Konstruksion tregon si i besoi dhëndrit për firmën

Lapsi.al 3 July 2025
Dosja “5D”/ Pronari i Vas Konstruksion tregon si i besoi

Petrit Muhameti, pronar i firmës VAS Konstruksion dhe vëllai i Mariglen Qatos, ka dëshmuar para SPAK në lidhje me kompaninë dhe përfshirjen e tij në dosjen 5D.

Ai ka treguar se është bërë pronar i firmës në vitin 2016-2017, falë ofertës së dhëndrit të tij, Alfred Qatos, i cili i premtoi se nuk do të duhej të merrej me punët e përditshme dhe se vetëm do të firmoste.

“Kam në pronësi një furrë buke prej 16-17 vitesh. Më ofruan të bëhesha pronar i VAS Konstruksion, më thanë që është një firmë e mirë dhe unë vetëm duhet të firmos, ndërsa stafi do punonte,” tha Muhameti.

Ai shpjegoi se kishte hapur një llogari bankare për të tërhequr lekët e kompanisë, ku merrte nga banka njoftime për shumën që mund të tërhiqte. Paratë që merrte i dorëzonte tek Fred Qato, të cilat më pas shkonin në arkën e kompanisë.

“Dy herë shkova në bankë, pas një viti e shita kompaninë sepse pata një operacion në zemër dhe mjeku më rekomandoi të largohesha nga streset. As kur e bleva, as kur e shita, nuk mora asnjë lekë. As Nestor Muhametllarin, kur erdhi si administrator, nuk më ka kaluar para,” shtoi ai.

Muhameti deklaroi gjithashtu se nuk njihte punonjësit e kompanisë dhe kishte shkuar vetëm një herë në ambientet e saj. Për Eduard Metën, ish-pronarin e IGOR Electric, tha se nuk e njihte personalisht, vetëm kishte dëgjuar që kishte pasur atë kompani më parë.

“Më kanë pyetur edhe te Byroja për këtë. Nuk e njoh zoti prokuror. Nuk e di kush është. Mora vesh se ky kishte kompaninë IGOR para meje, por tani e kam marrë vesh.

Më tha Fredi që hap një numër llogarie. Fitimin e kompanisë do e procesonim nga banka. Më pëlqeu se thashë është punë me bankë. Puna ishte 25 minuta, ia jepja Fredit.

Nga 32 milionë lekë të vjetra, pasi ndërruam bankën, ia dhashë Nestorit, 4 herë. Shumat ishin: 42 milionë më e madhja, 32, 37, 38, 40, 18 milionë ishte më e vogla. Më tha Fredi mua, ta takoja Nestorin”, tha ai.

Më tej ai tha se “me Mariglen Qaton, kemi marrëdhënie krushqie. Në vitin 2006 erdhi se më vdiq babai. Në 2011, te dasma e vajzës dhe për ditëlindjen e nipit 10 vjet më pas. Tre herë e kam takuar. Për Redi Mollën e dëgjova për herë të parë në televizor, kur u arrestua për grupin 5D”.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI