Flash

Kurti: Takimi me Vjosën shkoi mirë, opozita e lexon keq vendimin e Kushtetueses

Lapsi.al 2 July 2025
Kurti: Takimi me Vjosën shkoi mirë, opozita e lexon keq vendimin e

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se takimi me Presidenten Vjosa Osmani ka qenë i hapur dhe fokusuar në krizën politike që po mban vendin të bllokuar që nga 19 prilli. Kurti gjithashtu ka njoftuar se vetëm Lëvizja Vetëvendosje ka bërë lëvizje konkrete drejt zgjidhjes, duke përmendur takimet e Glauk Konjufcës dhe Albulena Haxhiut.

Kryeministri në detyrë shprehu një mundësi për zgjidhjen e krizës, por paralajmëroi vështirësi për shkak të interpretimeve të gabuara të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese nga opozita.

“Takimi me Vjosën ka shkuar mirë, sepse diskutuam të gjitha temat lidhur me moskonstituimin e Kuvendit që nga 19 prilli. Është një konstatim i përbashkët se koha është e kufizuar nuk kemi më shumë se tri javë. Më herët është më mirë, më vonë nuk mundet. Kështu thotë edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, që deri në fund të korrikut gjithçka duhet të përfundojë. Presidentja ka shprehur brengat e saj.

Haxhiu ka deklaruar se nuk ka nevojë për votim të dyfishtë, pasi nuk është kandidate. Në takimin e së shtunës kam ftuar të biem dakord për një pako për përbërjen e Kryesisë së Kuvendit. Nëse nuk preferoni votim të fshehtë, dërgoni përfaqësuesit tuaj dhe kthehemi te vota e hapur. Kam shpresë, por jo shumë, për shkak të leximeve të ndryshme dhe të gabuara që po i bëhen aktgjykimit nga ana e tyre”, - u shpreh Kurti në Tëvë1.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI