Flash

Shehaj: Rama, dëbuesi i emigrantëve hiqet si hero i tyre nëpërmjet kapjes së mediave

Lapsi.al 2 July 2025
Shehaj: Rama, dëbuesi i emigrantëve hiqet si hero i tyre

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka reaguar pas përplasjes publike mes Edi Ramës dhe Nigel Farage, duke e cilësuar atë një “teatër liderash populistë”. Shehaj argumenton se forca e Ramës për të bërë shpëtimtarin e emigrantëve shqiptarë, edhe pse është përgjegjësi për ikjen e tyre, vjen nga kontrolli mbi mediat dhe manipulimi i opinionit publik.

“Një teatër dhe dy lidera populistë që përfitojnë: Farage ekstremisti që mbron anglezët nga shqiptarët, Rama kryeministri që pasi jua bën jetën të pamundur në Shqipëri, tani shitet si mbrojtës i shqiptarëve.”

Për Shehajn, problemi thelbësor nuk është aftësia politike e Ramës, por infrastruktura e propagandës që ai ka ndërtuar përmes kontrollit të mediave.

“Por kjo nuk është çështje zotësie. Është rezultat i kontrollit pothuajse absolut që Rama ka mbi mediat. Në këto 12 vite ka ndodhur pikërisht kjo gjë, është manipuluar opinioni publik nëpërmjet kontrollit të informacionit.”

Ai kujton disa nga skandalet më të mëdha të qeverisë Rama, që sipas tij janë relativizuar nga ky kontroll mbi informacionin.

“Raste si ky kanë ndodhur në mënyrë të përditshme në këto 12 vite, nga skandali i inceneratorëve te McGonigal, nga mungesa e ilaçeve te arrestimi i Veliajt.”

Në fund, Shehaj paralajmëron se nëse nuk kuptohet rrënja e këtij pushteti të pakontrollueshëm, përballja me Ramën do të mbetet e kotë.

“Cila është zgjidhja? Zgjidhja është që të jemi të vetëdijshëm se kontrolli mbi mediat është burimi i pushtetit absolut të Ramës. Zhvendosja e vëmendjes në çështje dytësore si treni bullgar, listat e hapura, opozita e pareformuar, apo votat e diasporës, thjesht do të forcojë edhe më tepër pushtetin e Ramës" - thekson Shehaj. ©Lapsi.al

Lexo më tej: Kush fiton nga telenovela e verës Rama – Nigel Farage? 

Të këshilluara

Emanuel Makron ka një problem

Gara presidenciale e Francës për vitin 2027 është plotësisht e hapur. Pesë apo gjashtë zgjedhjet e fundit në vend kanë sjellë surpriza dhe kthesa të papritura,...

15:03

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI