Flash

Bastisen zyrat e “Bankers Petroleum” në Fier, në pranga drejtuesit e kompanisë

Lapsi.al 2 July 2025
Bastisen zyrat e “Bankers Petroleum” në Fier, në pranga

Një aksion i befasishëm është zhvilluar mesditën e sotme në zyrat qendrore të kompanisë “Bankers Petroleum” në Fier, ku forcat e Policisë së Fierit, të shoqëruara nga zyrtarë të Tatimeve, kanë ndërhyrë me forcë për të kryer një kontroll të gjerë. Burime jozyrtare flasin për detyrime të mëdha financiare ndaj shtetit si shkak i këtij operacioni.

Sipas të dhënave paraprake, në pranga kanë rënë drejtori i përgjithshëm aktual i kompanisë, shtetasi kinez Hongping Xiao, si dhe ish-CEO shqiptar Leonidha Çobo. Të dy po hetohen për çështje që lidhen me mospagimin e taksave dhe abuzime të mundshme financiare në drejtimin e kompanisë.

Policia ka hyrë me forcë në ambientet e kompanisë, pasi punonjësit nuk pranuan të hapnin dyert vullnetarisht. Aksioni është ende aktiv dhe pritet të shoqërohet me kontrolle të mëtejshme dhe sekuestrime dokumentesh.

Në vendngjarje janë parë të parkuara disa automjete luksoze me targa shqiptare dhe të huaja, ndërkohë që zyrtarisht nuk është dhënë ende asnjë deklaratë nga kompania apo autoritetet shtetërore. Burime konfidenciale përmendin si shkak të mundshëm të ndërhyrjes detyrime të papaguara fiskale, që kapin shifra të konsiderueshme, dhe që “Bankers Petroleum” nuk i ka përmbushur pavarësisht paralajmërimeve të mëhershme nga autoritetet tatimore dhe doganore.

Kjo nuk është hera e parë që “Bankers” përballet me akuza për shkelje ligjore. Kompania ka qenë më herët në qendër të kritikave për ndikimin mjedisor të aktivitetit të saj në zonën e Marinzës, ku komuniteti lokal ka denoncuar ndotje dhe dëme të konsiderueshme në tokë e në ajër për shkak të nxjerrjes së naftës.

“Bankers Petroleum” mbetet një nga kompanitë më të mëdha që operojnë në industrinë e naftës në Shqipëri. Pas një dekade nën drejtimin e investitorëve kanadezë, kompania kaloi në pronësi të sipërmarrësve kinezë, të cilët e menaxhojnë edhe aktualisht.

Në pritje të një reagimi zyrtar, pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacion mbi akuzat konkrete dhe hapat që do të ndjekin autoritetet hetimore. Arrestimi i dy drejtuesve përfaqëson një goditje të fortë për një prej emrave më të mëdhenj të industrisë energjetike në vend.

Të këshilluara

Emanuel Makron ka një problem

Gara presidenciale e Francës për vitin 2027 është plotësisht e hapur. Pesë apo gjashtë zgjedhjet e fundit në vend kanë sjellë surpriza dhe kthesa të papritura,...

15:03

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI