Flash

Ende mister zhdukja e shokut të Aleksandër Sadikajt, flet babai (VIDEO)

Lapsi.al 2 July 2025
Ende mister zhdukja e shokut të Aleksandër Sadikajt, flet babai

Ndërsa hetimet po vijojnë për përcaktimin e fatit të Eraldo Muçit, autoritetet ende nuk kanë një të dhënë se ku 30-vjeçari mund mund të jetë zhdukur pa gjurmë gjatë dy javëve të fundit.

Ka qenë babai i Eraldo Muçit, i cili ka bërë kallëzim në stacionin policor të Memalijat, datë 24.06.2025, për zhdukjen e djalit të tij që prej 15 Qershorit.

Eraldo Muçi njihet si një nga miqtë më të besuar të Aleksandër Sadikaj, i njohur si “Sanço”. Kujtojmë se Aleksandër Sadikaj humbi jetën në muajin qershor të vitit 2022, ku teksa ishte duke udhëtuar automjeti i tij shpërtheu në autostradën Sauk-Teg.

Ndërkohë familjarët dyshojnë se i biri mund të ketë rënë pre e ndonjë ngjarje kriminale, ndërsa i ai ka mohuar që Eraldo Muçi të ketë pasur konflikte me persona të tjerë apo borxhe në vendin ku dhe jeton. I ati i 30-vjeçarit në një intervistë për “Blu Tv” ka treguar se për të fundit herë djali ka komunikuar me të ëmën e më pas është nisur për në Durrës. Që prej atij momenti ata nuk kanë pasur më asnjë komunikim me 30-vjeçarin.

“Ishte e diela e 15 qershorit, në mbrëmje, foli në telefon me të ëmën, e pyeti ça po bënte. I tha se po hante bukë me qepë, ca qepë të vogla. E që atë dite, me sa dini ju, dimë edhe ne. Sherr në fshatin Bylysh nuk ka pasur, edhe borxh nuk ka pasur. Këto dyja janë kryesore, borxhi dhe zënia, kaq. Pastaj, pas një jave bëra denoncimin në Memaliaj, kam vajtur 4-5 herë atje, bëra denoncimin, dokumentet, nuk kemi asnjë informacion deri tani.

Asnjë sinjal, se është i gjallë, se është i vdekur, ai është evlati im. Kam tre fëmijë. Nuk kishte asnjë problem, asnjë shqetësim. Kur është nisur, që ka ikur, është parë në Durrës, ka çuar makinën te karburanti i Sukthit, e la 3-4 ditë atje, vete ia merr një shok dhe e ka çuar te shtëpia. Kishte makinën e tij djali.

Ai ka shokë në çdo vend, në Memaliaj, Tepelenë, Durrës, kudo. Mund të jetë ndonjë shok i mirë, por mund të jetë ndonjë që i futi thikën dhe hajt ta gjej. Këto dyja janë. Jemi shumë të shqetësuar. Kam 17 ditë pa gjumë, jam e i moshuar 73-74 vjeç, po ça të bëjmë.

Djali është 30 vjeç, ishte pa punë, kur i dilte ndonjë punë shkonte. Kisha një kredi në shtet, ato po ia laj unë. Nuk e di, kush e pa tek e pa, vetëm Zoti e pa atë punë. Atij që e ka parë, shokut i them të ma sjellë djalin në shtëpi”, shprehet babai.

Ashtu sikurse u tha dhe më herët, para se të zhdukej, Muçi kishte ndaluar tek ferma e kuajve të familjes Sadikaj dhe më pas kishte udhëtuar drejt Durrësit. Referuar dhe informacioneve nga autoritetet, 30-vjeçari për herë të fundit është parë në autostradën Durrës-Tiranë dhe që prej atij momenti nuk ka asnjë sinjal nga ai.

https://www.youtube.com/watch?v=4dskhD9EATs

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI