Flash

Tentoi t’i ikte policisë/ I arrestuari, i përfshirë në "pengmarrjen" e Astirit

Lapsi.al 2 July 2025
Tentoi t’i ikte policisë/ I arrestuari, i përfshirë në

I riu që u arerstua sot nga policia e Tiranës pas një ndjekjeje si nëpër filma në mes të Tiranës është Skerdi Sina. Ai nuk i ndaloi policisë së bashku me një person tjetër pasi në makinë kishin një pistoletë të cilën e hodhën në rrugë.

PER ME SHUMË LEXO: PAMJET/ Nuk iu bind policisë, “Audi Q8” përplasi 3 makina në ish-Bllok

Sina ka qenë shok i Aleksandër Sadikajt i vrarë në vitin 2022. Ai ka qenë ndër emrat e përfshirë në festën me alkool dhe drogë të ndodhur në Astir në janar të këtij viti.

Së bashku me Sinën u shpallën në kërkim edhe Ogert Alia, Joni Sadikaj, Arnold Jaho dhe Anduel Alia. Në lidhje me ngjarjen janë pyetur edhe tre vajzat midis tyre edhe 21-vjeçarja, e cila pretendon se është mbyllur me forcë në banesë.

Midis të rinjve që kanë festuar ka qenë dhe një avokate e cila ka treguar detaje mbi festën ku u përdor alkool e dyshohet se edhe kokainë. “Shoqja humbi vetëdijen nga alkooli”, mësohet se ka thënë avokatja atë kohë.

Gjithçka nisi kur një 21-vjeçare e mbyllur në banesë alarmoi forcat speciale. Të rinjtë janë nga qyteti i Vlorës dhe janë persona me probleme penale. Ata dyshohet se e kanë dërguar kokainën me të cilën është festuar një natë para ngjarjes si edhe gjurmët e tyre janë gjetur në armët tip pistoletë me silenciator.

E reja kishte lidhje me njërin nga djemtë për të cilin babai nuk ishte dakord dhe sipas kamerave ka shkuar në banesën e marrë me qira ku edhe qëndronin zakonisht. Oficerët dyshojnë se për shkak të gjendjes së saj nën ndikimin e alkoolit dhe drogës ” miqtë” duhet ta kenë mbyllur në banesë. /TCH

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI