Flash

Vlora pa ujë, Rama fshikullon të vegjlit në parti dhe në bashki

Lapsi.al 3 July 2025
Vlora pa ujë, Rama fshikullon të vegjlit në parti dhe në

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një mbledhje me dyer të mbyllura në Bashkinë e Vlorës, ku jo vetëm zëvëndësoi strukturat e Partisë Socialiste në qark, por lëshoi edhe një valë kritikash të ashpra ndaj drejtuesve lokalë. Në fokus të pakënaqësive të tij ishin kryebashkiaku Ermal Dredha, deputetët, si dhe administrata e bashkisë dhe drejtues të institucioneve në qytet.

Në këtë takim me tone të ngritura dhe tensione të pranishme, Rama shprehu zhgënjimin për performancën e dobët të institucioneve vendore, veçanërisht në menaxhimin e sezonit turistik. Mungesa e ujit të pijshëm, ankesat e qytetarëve për shërbimet publike dhe mungesa e efikasitetit në administratë ishin në qendër të kritikave të tij.

Për pasojë, kryeministri kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të nënkryetarëve të bashkisë, si dhe të një pjese të mirë të administratës lokale, të cilët – sipas tij – nuk kanë përmbushur as minimalisht detyrimet e tyre institucionale.

Gjithashtu, Rama vendosi ndryshime në drejtimin e PS-së në Vlorë, duke shkarkuar bashkëkryetarët Admir Malaj dhe Vilma Bello, për t’i zëvendësuar me Klevis Kason dhe Erjona Ismailin, që do të marrin rolin drejtues në strukturat e partisë në këtë qark.

Deputetët socialistë të Vlorës gjithashtu nuk i shpëtuan fshikullimit, pasi kryeministri e cilësoi punën e tyre si të “pakënaqshme” dhe jo në përputhje me pritshmëritë e qytetarëve dhe të partisë.

Takimi u zhvillua në një atmosferë të tensionuar dhe me tone të larta, duke reflektuar qartë pakënaqësinë e Ramës ndaj mënyrës se si është qeverisur qyteti bregdetar në një periudhë kyçe si sezoni turistik.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI