Flash

Dalin PAMJET pak sekonda pas aksidentit të Diogo Jota/ Lamborghini shpërtheu në flakë

Lapsi.al 3 July 2025
Dalin PAMJET pak sekonda pas aksidentit të Diogo Jota/ Lamborghini

Autostrada A-52 është rruga kryesore që lidh Portugalinë Veriore me Spanjën dhe sipas informacioneve më të fundit, Diogo Jota dhe vëllai i tij André po udhëtonin nga Porto për në Bilbao me qëllim që të merrnin tragetin për në Portsmouth të Anglisë.

Prej andej ata do të vazhdonin udhëtimin e tyre me rrugë tokësore për në Liverpool (nuk është e qartë nëse edhe André do të udhëtonte gjithashtu për në Angli apo do të kthente makinën në Porto).

Megjithatë, në kilometrin e 65-të të rrugës së ngarkuar me trafik, ndodhi incidenti fatal. Policia spanjolle fillimisht raportoi se në një përpjekje për të parakaluar, një nga gomat e Lamborghini-t të drejtuar nga Jota shpërtheu, duke bërë që ai të humbiste kontrollin e automjetit, të dilte nga rruga dhe të shpërthente në flakë.

Pak sekonda më vonë, një shofer kamioni që kalonte aty pranë regjistroi momentet tronditëse të makinës së përfshirë nga flakët. Supermakina "u shkri" dhe, pasi zjarri u shua, nuk mbeti asgjë tjetër përveç një grumbulli hekuri pa formë. ©LAPSI.al

Pak sekonda pas tragjedisë: Lamborghini i Zotës shpërthen në flakë, supermakina "shkrihet", shikoni videon

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI