Flash

Apple nuk do lejojë më video-telefonatat lakuriq

Lapsi.al 3 July 2025
Apple nuk do lejojë më video-telefonatat lakuriq

Të dalësh lakuriq gjatë një telefonate do të jetë më e vështirë për përdoruesit e Apple. Kompania ka miratuar disa bllokime të reja për pajisjet e saj, të cilat do t'i shohim në përditësimet e ardhshme. Sistemi operativ iOS 26 do të revolucionarizojë seksionin "mesazhe", por edhe Wallet dhe CarPlay.

iPhone do të jenë në gjendje të njohë një trup lakuriq, duke bllokuar paraprakisht video-telefonatën në FaceTime. Kjo mënyrë synon të shmangë momentet e sikletshme në telefonata dhe në të njëjtën kohë synon të mbrojë ata që e dinë se bashkëbiseduesi në anën tjetër është pa rroba.

"Vërtet do ta shikosh lakuriq? Mund të të bëjë të ndihesh në siklet", është ky një nga paralajmërimet që do të lexojmë në celularin tonë. Varet nga ne të vendosim nëse do ta marrim rrezikun apo jo. Apple kishte njoftuar që muajin e kaluar se me iOS 26 do të përfshinte mjete të reja për mbrojtjen e të miturve, duke përfshirë bllokimin e përmbajtjes eksplicite në video-telefonata dhe errësimin automatik të imazheve me lakuriqësi në albumet e përbashkëta.

Megjithatë, tani e dimë se funksioni i ri i FaceTime nuk do të kufizohet vetëm për llogaritë e fëmijëve. Bllokimi kundër lakuriqësisë do të jetë një mënyrë për të mbrojtur të gjithë përdoruesit, jo vetëm më të vegjlit.

Megjithatë ideja e të qenit "i kontrolluar" nga një sy i pamatur dhe teknologjik është paksa e frikshme. Edhe pse kompania e themeluar nga Steve Jobs sqaron se analiza e imazheve dhe videove zhvillohet vetëm brenda pajisjes. Shkurt, asnjë të dhënë nuk do të dalë nga telefoni ynë, me gjithë respektin e duhur për hamendësimet apokaliptike oruelliane. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI