Flash

14 vatra zjarri këtë të enjte, 4 janë ende aktive

Lapsi.al 3 July 2025
14 vatra zjarri këtë të enjte, 4 janë ende aktive

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, nga ora 09:00, datë 03.07.2025, deri në orën 20:30, datë 03.07.2025, janë raportuar 14 vatra zjarri. Nga këto janë shuar 10 vatra zjarri dhe janë aktive 4 vatra. Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në:

1. fshatin Byshek, njësia administrative Shushicë, bashkia Elbasan,

2. në fshatin Vehçam, njësia administrative Hotolisht, bashkia Librazhd

3. ish fabrikën e çimentos, njësia administrative Nr 1, bashkia Vlorë

4. lagjen Nr. 6 Kavajë, bashkia Kavajë,

5. lagjen Yzberisht, njësia administrative Kashar, bashkia Tiranë,

6. fshatin Rraboshtë, njësia administrative Kallmet, bashkia Lezhë,

7. fshatin Moravë, njësia administrative Otllak, bashkia Berat,

8. fshatin Rrencë, njësia administrative Gur i Zi, bashkia Shkodër,

9. fshatin Ashtë, njësia administrative Bushat, bashkia Vau-Dejës,

10. në fshatin Hoçisht, njësia administrative Hoçisht, bashkia Devoll,

Aktualisht, janë aktive vatrat në:

Qarku Vlorë

1. Midis fshatit Grazhdan, njësia administrative Livadhja dhe fshatit Malçan, njësia administrative Dhivër, bashkia Finiq, zjarri i rënë dje vazhdon të jetë aktiv në Malin e Shedenikut mbi fshatin Malcan, në një sipërfaqe me pyll pishe në një distancë shumë të largët dhe të pamundur për tu arritur në këmbë. Nga puna e forcave në terren është eleminuar rreziku për banesat. Zjarri po monitorohet në distancë nga 1 mjet zjarrfikës me 3 efektivë në fshatin Malcan.

Qarku Elbasan

2. Më datë 03.07.2025, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve në bashkinë Elbasan. Në vendngjarje u angazhuan gjatë ditës së sotme 6 automjete zjarrfikëse me 18 efektivë nga Shërbimi vendor i MZSH të bashkive Elbasan, Cërrik, Librazhd, Tiranë dhe Peqin, 12 mjete të tonazhit të rëndë, 5 fadroma, 2 ekskavatorë dhe 1 traktor me zinxhirë nga bashkia Elbasan. Nga Forcat e Armatosura u angazhuan: 4 automjete zjarrfikëse, 4 kamionë vetëshkarkues, 1 traktor me zinxhirë, 35 trupa, 1 grup ekspertësh për matjen e ndotjes së ajrit dhe 1 helikopter Cougar . Gjatë ditës u punua kryesisht me hedhjen e inerteve dhe kapsulimin e mbetjeve. Zjarri vijon të mbetet problematik.

Qarku Kukës

3. Në zonën malore mes fshatrave Gjinaj dhe Domaj, njësia administrative Gjinaj, Bashkia Has, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pyll pishe. Në terren, janë angazhuar për shuarjen e zjarrit:10 punonjës të Shërbimit Pyjor , 5 forca të Mzsh Has me 1 automjet, 4 forca policore, 7 forca bashkiake dhe 10 vullnetarë. Terreni i vështirë dhe era e mbajnë zjarrin aktiv.

Qarku Tiranë

4. Në fshatin Bulticë, njësia administrative Vaqarr, bashkia Tiranë, në orën 13:30, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre e ferra. Në vendngjarjë shkuan 1 automjet zjarrfikës me 4 efektivë nga Mzsh Tiranë dhe 3 forca policore. Terreni jo i favorshëm e bën të vështirë kalimin e mjeteve dhe vatra vijon të mbetet aktive.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI