Flash

Të shtëna armësh në Durrës, plagoset 35-vjeçari/ Policia po ndjek 2 persona

Lapsi.al 3 July 2025
Të shtëna armësh në Durrës, plagoset 35-vjeçari/

Një plagosje me armë zjarri raportohet se ka ndodhur mbasditen e sotme në qytetin bregdetar të Durrësit. Policia bëri me dije se si pasojë e të shtënave një 35-vjeçar ka mbetur i plagosur në zonën e Shkafanës.

35-vjeçari ka marrë një plagë në këmbë dhe është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Fatmirësisht, i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të nisur për motive të dobëta, ndërsa uniformat blu kanë identifikuar autorin e dyshuar të plagosjes dhe po punojnë për kapjen e tij dhe të një bashkëpunëtori.

"U konfliktuan për motive të dobëta dhe gjatë konfliktit plagosën me armë zjarri një 35-vjeçar, Policia identifikon dhe shpall në kërkim dy shtetas. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje për kapjen e dy autorëve të dyshuar.

Rreth orës 17:45, në Shkafanë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. D., 35 vjeç, ka plagosur me armë zjarri (pistoletë) shtetasin M. J., 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftimin, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe, falë veprimeve të shpejta, kanë identifikuar autorin dhe bashkëpunëtorin e tij, shtetasin R. A., dhe janë vënë në ndjekje të tyre. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes" - thuhet në njoftimin e policisë. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI