Flash

PAMJET/ Ministrja britanike e thesarit qan në parlament, bursat në kaos

Lapsi.al 3 July 2025
PAMJET/ Ministrja britanike e thesarit qan në parlament, bursat në

Rachel Reeves, ministrja britanike e Thesarit u pa duke qarë në sallën e Westminsterit kur fliste kryeministri Keir Starmer. Vetëm kaq mjaftoi që diferenca e obligacioneve qeveritare të rritet ndjeshëm duke fundosur paundin britanik si kundrejt dollarit ashtu edhe ndaj euros.

“Lotët më të shtrenjtë në histori”, i konsideroi një deputet konservator. Ishte një ditë dramatike, ajo që ndodhi dje brenda dhe jashtë Parlamentit Britanik, kulmi i një jave kaotike që pa autoritetin e qeverisë laburiste të udhëhequr nga Keir Starmer të binte.

Çfarë ndodhi?

Rachel Reeves hyri në sallë dukshëm e mërzitur dhe zuri vendin e saj pranë kryeministrit, siç është traditë. Ishte “Koha e Pyetjeve”, kur kreu i qeverisë i nënshtrohet një breshërie pyetjesh nga opozita: por kur Starmer nuk mundi të konfirmonte në mënyrë të qartë se ministrja e Thesarit do të mbante vendin e saj, ajo fshiu një lot nga fytyra e saj gjithnjë e më e tronditur. Më vonë, kur doli nga salla, motra e saj Ellie, gjithashtu një deputete, e ngushëlloi duke i mbajtur dorën.

Këto skena sureale i lanë të gjithë pa fjalë, si dhe i çuan tregjet në kaos, për stabilitetin e të cilave Kancelarja e Thesarit supozohet të jetë roje. Ministria e saj nxitoi të thoshte se Rachel Reeves ishte e mërzitur për arsye personale që nuk dëshiron t'i bëjë publike: por nëse do të ishte ky rasti, kush e pati idenë “e shkëlqyer” ta dërgonte atë në sallë në atë gjendje para syve të medias dhe investitorëve ndërkombëtarë?

Gjatë pasdites, Downing Street u përpoq të rregullonte gjërat duke thënë se Kancelarja ka "mbështetjen e plotë" të Starmer, por dëmi ishte bërë dhe tregjet nuk treguan shenja qetësimi.

Pas gjithçkaje qëndron fiaskoja dërrmuese e reformës së mirëqenies, e damkosur nga Reeves, e cila duhej t'i kishte kursyer arkës së shtetit 5 miliardë paund duke shkurtuar ndihmën për personat me aftësi të kufizuara dhe ata në nevojë.

Megjithatë, deputetët laburistë u rebeluan masivisht kundër kësaj mase që do të kishte shtyrë qindra mijëra njerëz përsëri në varfëri (jo diçka për t'u mburrur për një qeveri të krahut të majtë) dhe kështu Starmer u detyrua ta “shkarkonte” plotësisht atë në momentin e fundit, për të shmangur humbjen në dhomë.

Për një qeveri që në letër gëzon një shumicë dërrmuese, kjo është një humbje katastrofike e besueshmërisë dhe tani Kancelarja e Thesarit ka shumë të ngjarë të detyrohet të thyejë premtimin e saj për të mos rritur taksat. Nëse ajo qëndron mjaftueshëm gjatë në detyrë për ta bërë këtë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI