Flash

U konfliktuan fizikisht me një drejtues automjeti, pezullon nga detyra tre efektivë

Lapsi.al 13 June 2025
U konfliktuan fizikisht me një drejtues automjeti, pezullon nga detyra tre

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra tre punonjës policie të Forcave të Posaçme “Shqiponja”. Pezullimi i tyre vjen pasi ata kanë ndaluar një automjet dhe me veprime arbitrare kanë kaluar në konfrontim fizik me drejtuesin e mjetit.

Për shkak të përplasjes, shoferi i automjetit përfundoi duke marrë trajtim mjekësor në spitalin e Traumës. Ndaj tre efektivëve rëndon vepra penale “Kryerje e veprimeve arbitrare në bashkëpunim”. Ky vendim i AMP vjen në zbatim të urdhrit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për tre efektivët.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI