Flash

Shteti privat i Ramës/ Deputetët nuk shkojnë as në komisione, Elisa mbyll Kuvendin

Lapsi.al 12 June 2025
Shteti privat i Ramës/ Deputetët nuk shkojnë as në

Deri në shtator të gjithë mbajnë frymën pezull për të parë se si kreu i Rilindjes do të ndajë tortën e pushtetit të këtij mandati të katërt. Ka një tulatje të përgjithshme në të gjitha institucionet publike, nëpër ministri e deri në Parlament.

Sot për shembull Komisioni i Ligjeve nuk kishte kuorumin për të miratuar dy projektligje: ai për sportin dhe një për përpunimin e informacionit të udhëtimit. Deputetët e PS ishin shpërndarë nëpër kafenetë e ish- Bllokut e disa të tjerë nuk kishin ardhur fare në mbledhje.

Nga 15 deputetë që ka PS në këtë komision, vetëm 7 ishin në sallë. Ironia dhe batutat gjatë mbledhjes s’kanë munguar nga drejtuesi i mbledhjes, Eduard Ndreca. Por ajo që ndodhi sot në Komisionin e Ligjeve nuk është një rast i izoluar. Mazhoranca mbylli Kuvendin si ta kishte pronë të vetën vetëm sepse kryetarja Elisa Spiropali udhëtoi në Ukrainë për një samit.

Seanca e parashikuar për sot nuk u zhvillua vetëm për arsye të udhëtimit të saj, ndërkohë që Kuvendi ka dy nënkryetarë të cilët fare mirë mund ta kishin drejtuar seancën. Por jo, Elisa Spiropali është e obsesionuar për t’u ngjitur sipër në tribunë këto seanca të fundit sepse ka frikën që në shtator mund të mos jetë më kryeparlamentare. Si shumë socialistë të tjerë edhe ajo pret verdiktin e Skënderbeut të saj.

Parlamentin po e shpërfillin gjithashtu shumë deputetë socialistë që nuk do të jenë më në legjislaturën e re. Dhe me siguri deri në shtator do të kemi plot gjëra të tjera qesharake nga shteti privat i Edi Ramës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Zjarr në Qeparo

Një zjarr ka përfshirë ditën e sotme një sipërfaqe pyjore në Qeparo, ku sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes është shuar plotësisht. Flakët morën përma...

19:36

Prishtinë, zjarr në një qendër tregtare

Një zjarr ka përfshirë sot pasdite tarracën e një qendre tregtare në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 15:00, n...

18:57

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI