Flash

Kremlini dhe Pekini me Tiranën në radar, zbardhet raporti i eurodeputetëve

Lapsi.al 12 June 2025
Kremlini dhe Pekini me Tiranën në radar, zbardhet raporti i

Komiteti i Punëve të Jashtme në Parlamentin Evropian (AFET) miratoi javën e kaluar raportin për Shqipërinë, duke sjellë në vëmendje mes rreshtave ndërhyrjet keqdashëse në vend, specifikisht nga Kremlini.

“Eurodeputetët shprehin shqetësim serioz për ndikimin e huaj keqdashës, veçanërisht nga burime të lidhura me Kremlinin, që kërcënon institucionet demokratike të Shqipërisë dhe ambiciet e anëtarësimit në BE”, shkruhet në dokumentin zyrtar të AFET-it.

Por, Albanian Post ka mësuar “formulimin e saktë” të raportit lidhur me ndërhyrjet e huaja keqdashëse, i cili nxjerr në pah dhe gjurmën e shtetit kinez në Shqipëri.

Ai njeh fillimisht “kërcënimin në rritje të ndikimit të huaj keqdashës” dhe “ndërhyrjes hibride” në institucionet demokratike të vendit.

AFET-i thekson se narrativat e lidhura me Kremlin-in kanë kërkuar “të gërryejnë besimin e publikut në institucionet demokratike dhe të nxisin ndjenjat anti-perëndimore”, mëson Albanian Post.

Eurodeputetët i bëjnë thirrje Shqipërisë “të rrisë qëndrueshmërinë institucionale kundër financimit të fshehtë politik, manipulimit të medias dhe kërcënimeve kibernetike” që ndikojnë drejtpërdrejt në procesin e saj të pranimit në BE.

Sakaq, ata kërkojnë gjithashtu që “institucionet evropiane të monitorojnë nga afër ekspozimin e Shqipërisë ndaj ndikimit të huaj keqdashës”.

Komisioni për Punët e Jashtme mirëpret po ashtu bllokimin e domeneve ruse të dezinformimit nga autoritetet shqiptare, por thekson nevojën për “një mekanizëm të koordinuar të reagimit ndaj dezinformimit BE-Shqipëri”, për të demaskuar dhe kundërshtuar me shpejtësi narrativat e Kremlin-it.

AFET-i avokon në vijim për rritjen e bashkëpunimit rajonal midis vendeve të Ballkanit Perëndimor për të ndarë praktikat më të mira dhe për të zhvilluar strategji të përbashkëta në luftën kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja.

Raporti paralajmëron gjithashtu për gjurmën në rritje të mediave të mbështetura nga shteti kinez në Shqipëri./AP

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI