Flash

Gjykata i rrëzoi padinë për shpifje ndaj Bashës, reagon ashpër Rama

Lapsi.al 12 June 2025
Gjykata i rrëzoi padinë për shpifje ndaj Bashës, reagon

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj një vendimi të Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, e cila ka rrëzuar padinë e tij për shpifje ndaj Lulzim Bashës, e ngritur që në vitin 2018. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ironizoi arsyetimin e gjykatëses, duke e cilësuar vendimin si “satirë gjyqësore” dhe si një tregues shqetësues për gjendjen e drejtësisë në vend.

Sipas kreut të qeverisë, gjykata ka argumentuar se ai nuk ka pësuar dëme nga deklaratat e Bashës, pasi ende mban postin e kryeministrit, çka sipas gjykatës nënkupton se “shpifja nuk ka ndikuar në perceptimin e publikut”.

Rama e krahason këtë logjikë me humorin e një libri satirik, ndërsa thekson me ironi se arsyetimi nuk ka dalë nga “Ushtari i mirë Shvejk”, por nga një gjykatëse e paguar më shumë se një mësues apo mjek.

“Hallin nuk e kam te një shpifje që nuk më hoqi dot nga detyra, por te drejtësia e njerëzve të zakonshëm që varet nga gjykatës me logjikë nën nivelin e një 12-vjeçari,” – shkruan Rama, duke ngritur shqetësimin për cilësinë e vendimmarrjes gjyqësore në çështje më të ndjeshme për qytetarët.

Reagimi i kryeministrit Rama:

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj një vendimi të Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, e cila ka rrëzuar padinë e tij për shpifje ndaj Lulzim Bashës, e ngritur që në vitin 2018. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ironizoi arsyetimin e gjykatëses, duke e cilësuar vendimin si “satirë gjyqësore” dhe si një tregues shqetësues për gjendjen e drejtësisë në vend.

Gjykata e Shkallës Parë Tiranë sot ka hedhur poshtë padinë time për shpifje ndaj Lulit në vitin 2018, për të cilën gjykatëses i janë dashur shtatë vjet që të dalë në konkluzionin se, unë “si paditës s’kam pësuar ndonjë dëm, pasi dhe aktualisht mbaj detyrën e kryeministrit dhe deklarata”, pra shpifja e Lulit “nuk ka ndikuar në perceptimin ndaj meje në publik”!!!

Pra sipas gjykatëses, Luli s’ka shpifur përderisa shpifja e tij s’më ka larguar mua dot nga detyra!!!

Tani që ky arsyetim nuk ka dalë nga ndonjë libër humoristik, po nga një gjykatë dhe që arsyetuesi nuk është autori i “Ushtarit të mirë Shvejk”, po një gjykatëse që paguhet më shumë se sa një mësuese apo një mjeke nga taksat e shqiptarëve, ky është një fakt për të qarë e aspak për të qeshur – kur mendon pastaj edhe që kjo gjykatëse i përket Unionit që kërkon rritje page 700 Euro nga Gjykata Kushtetuese, qarja bëhet vajtim! Ndërsa po t’i shtosh pastaj kësaj ngjarjeje satirike gjyqësore, dyshimin për se si mund t’i vejë halli të drejtës së njerëzve për çështje më të rëndësishme në duart e një gjykatëseje të tillë, atëherë të vjen të pyesësh: A do zgjohet nga gjumi qeveria e Gjyqësorit, me këshilltarët e inspektorët e lartë dhe qindra punonjësit e administratës së saj të aq mirëpaguar, për t’i kaluar në filtrin e përgjegjësisë së lartë publike bëmat dhe gjëmat me të cilat përballet e drejta e njerëzve të zakonshëm në sallat e gjyqeve?!

Dhe të kuptohemi mirë, halli nuk është farë çfarë bëri një gjykatëse me një çështje për shpifje, aq më tepër kur shpifësin në fjalë se marrin më seriozisht as këpucët pa lidhëse që vesh:-)

Këtu halli është si do u vejë halli çështjeve shumë më të rëndësishme të njerëzve, që varen nga mendja e gjykatëses në fjalë apo të tjerëve si ajo, të cilët e kanë nivelin logjik nën kapacitetin e një 12 vjeçari!!!

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI