Flash

Pranga nënës së Getoar Selimit, akuzat për korrupsion në Ministrinë e Infrastrukturës

Lapsi.al 12 June 2025
Pranga nënës së Getoar Selimit, akuzat për korrupsion

Policia e Kosovës ka ndërmarrë këtë të enjte një aksion të bujshëm brenda ambienteve të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ku janë arrestuar disa zyrtarë nën dyshimet për përfshirje në korrupsion.

Mes të arrestuarve është edhe Florije Kelmendi Selimi, nëna e reperit të njohur Getoar Selimi, një emër i njohur për publikun shqiptar jo vetëm për shkak të lidhjes familjare, por edhe për angazhimin e saj institucional.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Kosovës, arrestimet janë kryer me urdhër të Prokurorisë kompetente dhe lidhen me hetime mbi veprën penale “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”. Përveç Florije Selimit, janë ndaluar edhe dy zyrtare të tjera të ministrisë në fjalë.

“Policia e Kosovës me njësitë e saj relevante, me autorizim të Prokurorisë kompetente, sot në Prishtinë është duke kryer hetime ndaj disa personave mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare,” deklaroi zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

Aksioni është konfirmuar gjithashtu edhe nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, me zëdhënësen Kaltrina Shala, e cila bëri të ditur se hetimet po zhvillohen në bashkërendim të plotë me Policinë e Kosovës.

Ndërsa detajet rreth çështjes mbeten ende të kufizuara, pritet që pas përfundimit të procedurave të para, organet e drejtësisë të publikojnë më shumë informacion mbi rolin dhe përgjegjësitë e secilit të ndaluar.

Fakti që mes të arrestuarve ndodhet nëna e një prej figurave më të njohura të skenës muzikore shqiptare, ka tërhequr vëmendje të madhe publike dhe mediatike.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI