Flash

Gjendet i pajetë një 65-vjeçar në Klos, ka plagë në kokë e gjoks

Lapsi.al 11 June 2025
Gjendet i pajetë një 65-vjeçar në Klos, ka plagë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Xibërr të Klosit. Një trup i pajetë u gjet me disa plagë të shkaktuara prej goditjeve me thikë në gjoks.

Siç raportojnë mediat, viktima quhet Selim Velsula 65-vjeç, i cili mendohet të jetë vrarë. Personat që kanë pikasur trupin, kanë gjetur pranë tij edhe thikën me të cilën dyshohet se është goditur viktima. Policia është nisur në vendngjarje dhe pritet të zbardhë detaje.

"Mbrëmjen e sotme, në fshatin Xibër, pranë pronës së tij, është gjetur pa shenja jete shtetasi S.V., rreth 65 vjeç. Nga këqyrja paraprake, janë konstatuar dëmtime në trup, të shkaktuara dyshohet nga mjet prerës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje" - thuhet në njoftimin e policisë.

/Lajmi po përditësohet....

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI