Flash

EMRI/ Identifikohet shqiptari që dhunoi punonjësin e pastrimit në Athinë

Lapsi.al 11 June 2025
EMRI/ Identifikohet shqiptari që dhunoi punonjësin e pastrimit në

Policia greke është vënë në kërkim të një shqiptari, i cili u filmua teksa dhunonte një punonjës të pastrimit publik të Athinës kur ai ishte në orarin e punës gjatë natës. Ngjarja ndodhi në orët e vona të së shtunës në Agios Nikolas, ku një automjet me 3 pasagjerë ndaloi pas një makine pastrimi.

Punonjësit e kësaj të fundit u thanë tre të rinjve të prisnin deri sa ata të përfundonin. Megjithatë, tre të rinjtë dolën nga mjeti duke dhunuar njërin prej punëtorëve. Ngjarja u bë virale në rrjet pasi u filmua nga një kamera amatore.

Policia greke ka arritur të identifikojë njërin prej autorëve. Ai është shqiptari Romeo Nazifi, 34 vjeç, i cili është shpallur në kërkim. Nazifi rezulton person me 17 precedentë penalë në Greqi.

Ai është akuzuar për vjedhje, raste droge, grabitje, vjedhje automjetesh, dhunë në familje, kërcënime, fyerje, dëmtime trupore, posedim dhe përdorim arme, ndërsa në vitin 2022 u plagos me armë zjarri jashtë një lokali në Burnazi. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI