Flash

Harvey Weinstein shpallet fajtor për sulm seksual

Lapsi.al 11 June 2025
Harvey Weinstein shpallet fajtor  për sulm seksual

Producenti Harvey Weinstein, është shpallur fajtor për një nga tre akuzat për sulm seksual në rigjykimin e tij në Gjykatën Penale të Manhattan-it, pas pesë ditësh diskutimesh të tensionuara mes 12 anëtarëve të jurisë.

Shtatë gra dhe pesë burra vendosën unanimisht të mërkurën për ta shpallur fajtor 73-vjeçarin për një nga akuzat, ndërsa u shpall i pafajshëm për një tjetër dhe ende nuk është arritur një vendim për akuzën e përdhunimit. Juria kishte raportuar për përplasje të brendshme dhe tension gjatë diskutimeve.

Një prej jurisë, i përshkruar si një “djalë 25-vjeçar, kërkoi të largohej nga rasti, , por gjykatësi e refuzoi kërkesën, duke theksuar se një largim i tillë do ta rrëzonte gjithë procesin.

Avokatët e Weinstein, përfshirë Diana Fabi Samson, kërkuan shpalljen e gjyqit të pavlefshëm për shkak të këtyre problemeve, por kjo kërkesë u refuzua gjithashtu.

Rigjykimi nisi më 15 prill, ndërsa Weinstein – i cili po lufton gjithashtu me kancerin – u përball me akuza të reja, përfshirë dëshminë e modeles polake Kaja Sokola, e cila pretendoi se ishte sulmuar nga producenti në një dhomë hoteli në Manhattan në vitin 2006, kur ishte 16 vjeç.

Pavarësisht mohimeve të tij dhe pretendimeve nga avokatët se ai ishte viktimë e “grave të bukura dhe të reja që donin favore”, Weinstein tashmë është i dënuar në dy shtete amerikane. Ai po vuan gjithashtu një dënim 16-vjeçar të dhënë në Kaliforni në vitin 2023 për përdhunim dhe akte të tjera të dhunshme seksuale – një vendim që po e apelon.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI