Flash

10 ditë ndëshkim në burg/ Meta: Në qeli s’ka as ujë, por mbushim bidonat

Lapsi.al 11 June 2025
10 ditë ndëshkim në burg/ Meta: Në qeli s’ka as

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë një intervistë të gjatë për “Ora News" ku ka pranuar se e kanë dënuar me 10 ditë në burg të mos marrë pjesë në aktivitete sportive. Shkak është bërë një intervistë e bërë me telefon jashtë orarit të përcaktuar.

“Po, ky vendim "historik" është i vërtetë dhe m’u komunikua sot nga Komisioni i Disiplinës në IEPV "Jordan Misja", gjoja pse kisha kryer një bisedë telefonike në ora 20:20, kur telefonatat lejohen deri në ora 20:00. Këtë orar strikt unë nuk e dija sepse sigurisht do ta respektoja. Në fakt ndalimi i aktivitetit tim sportiv (ping-pong) për 10 ditë ndodhi për shkak të intervistës që unë dhashë për kolegen tuaj Beti Njuma.

Unë kam telefonuar z. Tedi Blushi, me të cilin jam në kontakt të vazhdueshëm, i cili ishte duke zhvilluar live një intervistë me të dhe natyrisht që nuk mund t'i shmangesha pyetjeve të Znj.Njuma, në respekt jo vetëm të integritetit të lartë profesional që ka por edhe të pasionit të saj për ngjitjen në male. Pavarësisht "dënimit historik" të jeni të bindur se intervistat e mia nuk do të ndalen, përkundrazi tani do të jenë edhe më të shpeshta” – tha Meta.

Ai ka folur edhe për vështirësitë e qëndrimit prej 8 muajsh në burg.

“Unë personalisht ndihem në top-formë si kurrë më parë. Ushtrohem disa herë në ditë dhe lexoj e shkruaj shumë, kam mësuar shumë gjëra të reja, pasi kurrë s'kam jetuar në konvikt. Kam takuar (edhe pse shumë pak), njerëz të mrekullueshëm dhe fisnikë që rrinë këtu vetëm për statistika të rrejshme” – tha Meta.

I pyetur se si ia bën me të nxehtin, Meta thotë se ujë vjen vetëm 1-2 orë në ditë.

“Kjo nuk është sfidë për mua pasi unë kam problem kondicionerin dhe jo të nxehtin. Vërtet tani nuk ka ujë, këtu në mes të Tiranës edhe 12 vjet pas premtimit të Kryerilindasit, por kur vjen 1 ose 2 orë, mbushim bidonat për t'u larë” – tha Meta. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI