Flash

Paga mesatare zbret në 82 mijë lekë në tremujorin e parë

Lapsi.al 11 June 2025
Paga mesatare zbret në 82 mijë lekë në tremujorin e

Paga mesatare në ekonomi ishte 82.2 mijë lekë në tremujorin e parë të vitit, me një rënie të lehte në krahasim me fundin e 2024-s kur arriti rekordin e 83.4 mijë lekëve.

Kjo tendencë rënëse në tremujorin e parë është sezonale teksa në fund të vitit pagat janë gjithnjë me të larta si rrjedhojë e shpërblimeve të fundvitit.

Ndërsa në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë pagat vijojnë rritjen dy shifrore.

Sipas INSTAT gjatë tremujorit të parë 2025, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në Shqipëri ishte 82.210 lekë, me një rritje prej 11,6 %, krahasuar me tremujorin e parë 2024.

Pagat sipas aktiviteteve ekonomike dhe profesioneve

  • Aktivitetet ekonomike me pagë mesatare më të lartë se mesatarja kombëtare:

o Aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit

o Informacioni dhe komunikacioni

  • Rritja më e madhe e pagës, krahasuar me tremujorin I 2024:

o Administrata publike, sigurimi social i detyrueshëm, arsimi, shëndetësia dhe aktivitetet e punës sociale: +16,7%

  • Rritja më e vogël, krahasuar me tremujorin I 2024:

o Industria: +5,2%

  • Profesionet me pagë mesatare më të lartë se mesatarja kombëtare:

o Menaxherë, Ligjvënës, Drejtorë ekzekutivë

o Specialistë me arsim të lartë (profesionistë)

  • Rritja më e madhe e pagës, krahasuar me tremujorin I 2024:

o Forcat e armatosura dhe Specialistë me arsim të lartë përkatësisht prej 23,1% dhe 13,7%

  • Rritja më e vogël, krahasuar me tremujorin I 2024:

o Punonjës të kualifikuar të bujqësisë pyjeve dhe peshkimit: +5,3%

Sipas të dhënave, gjatë kësaj periudhe është vërejtur një ulje e numrit të punonjësve me pagë minimale dhe një rritje e numrit të punonjësve me paga më të larta. /monitor

Të këshilluara

Turisti humb jetën në Butrint

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Parkun Kombëtar të Butrintit, në Sarandë ku një turist i huaj, pjesë e një grupi që po vizitonte sitin arkeologjik, është ...

15:32

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI