Flash

Rinumërimi në Dibër/ Përparim Spahiu me 49 vota tepër në Dibër

Lapsi.al 11 June 2025
Rinumërimi në Dibër/ Përparim Spahiu me 49 vota tepër

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve rinumëroi sot 42 kutitë e qarkut të Dibrës. Nga rinumërimi rezultoi që grupet e numërimit të herës së parë i kanë hequr 17 vota Xhemal Gjunkshit, ndërsa Përparim Spahiut i kanë shënuar 49 vota tepër.

42 kutitë e Dibrës u hapën me kërkesë të kandidatit të PD Xhemal Gjunkshi i cili pretendon se vota e tij nuk është lexuar siç duhet.

Numërimi i votave sot nuk ndryshon rezultat se PD ka fituar dy mandate në listën e mbyllur në këtë qark.

Gjunkshi vjen pas Spahiut në listë të hapur i cili renditet para tij me 120 vota diferencë.

Në rinumërimin e kutive të Dibrës rezultoi:

Alketa Agolli -10 vota

Basir Çollaku 8 vota

Xhemal Gjunkshi -17 vota

Përparim Spahiu 49 vota

Ismail Uka -4 vota

Ndërsa rezultati fillestar ishte:

Xhemal Gjunkshi 6125

Basir Çollaku 5254

Alketa Agolli 1549

Ismail Uka 1511.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI