Flash

Vrasja e Anila Ruçit në Itali/ Gjykata jep 22.5 vite burg për shqiptarin Osman Bylyku

Lapsi.al 10 June 2025
Vrasja e Anila Ruçit në Itali/ Gjykata jep 22.5 vite burg për

32-vjeçari, Osman Bylyku është dënuar me 22 vjet e 6 muaj burg për vrasjen e 38-vjeçares shqiptar, Anila Ruçi. Vrasja u regjistrua më 19 prill të vitit 2023 në Scaldasole (Pavia), në Lomellina. Gjykata e Krimeve të Rënda e Pavias, e kryesuar nga Elena Stoppini, dha sot dënimin kundër Bylykut. Ai bashkëjetonte me viktimën.

Prokurorja, Diletta Balduzzi kishte kërkuar burgim të përjetshëm për të pandehurin, por dënimi ishte më i lehtë sepse Gjykata përjashtoi rrethanën rënduese të bashkëjetesës së zakonshme. Më 19 prill, dy vjet më parë, Anila Ruçi u gjet pa jetë brenda shtëpisë së saj. Vdekja siç e përcaktoi më vonë autopsia, ishte shkaktuar nga plagët e shkaktuara nga thikë. Bylyku u gjet në rrugën përpara shtëpisë me disa plagë që, sipas prokurorisë, ia kishte shkaktuar vetes në përpjekje për të fshehur krimin që kishte kryer.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI