Flash

Sillet nga Dubai vëllai i Nuredin Dumanit, pagesa i ndau në grupet rivale

Lapsi.al 11 June 2025
Sillet nga Dubai vëllai i Nuredin Dumanit, pagesa i ndau në grupet

Dëbohet nga Dubai Dashnor Dumani, vëllai i të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, i cili e ka përmendur disa herë rolin e të vëllait në vrasje dhe ngjarje të tjera kriminale gjatë rrëfimeve tëtij. Dashnor Dumani dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen e trefishtë në Bradashesh të Elbasanit në vitin 2018, aty ku mbeti i vrarë Endrit Alibej, xhaxhai i tij dhe një shtetas turk, ngjarje që u pasua me disa vrasje në Elbasan, Durrës etj.

Konflikti kryesor ishte mes vëllezërve Çopja që janë ende në Dubai dhe Erjon Alibejt që është në burg dhe vazhdon të rrëfehet.

Në këtë sagë hakmarrjeje, Nuredin Dumani dhe Dashnor Dumani janë dy vëllezër që u gjendën të ndarë në grupet kundërshtare, pa e humbur komunikimin me njëri-tjetrin. Më poshtë është një pjesë nga dosja kur Nuredin Dumani tregon se çfarë kishte folur me të vëllain për atentatin e Bradasheshit.

“Dashi më ka treguar se në atë ngjarje (masakra e Bradasheshit) kanë marrë pjesë shumë persona, ku një prej tyre është Fatos Gosa ka dhënë në vijimësi informacione në lidhje me lëvizjet e Endrit Alibej natën e atentatit si dhë në ditë të tjera para atentatit. Atë natë para se ti bëhej atentati Endrit Alibej së bashku me mamanë e tij, bashkëshorten e tij, e cila është shtetase rumune dhe në atë kohë ka qenë shtatzënë. Nga vëllai im Dashi, kam mësuar se vrasjan e Endrit Alibej është tentuar që të bëhej edhe ditë të tjera, konkretisht 5-6 ditë para ngjarjes. Persona pjesëmarrës në këtë ngjarje kanë qenë Talo Çela, Altin Ndoci, Miri Haxhia, Dorian Shkoza, Mikael Qosja, Gent Sharra, Eljo Bitri, vëllai im Dashnor Dumani si dhe persona të tjerë që mund të dijë vëllai im. Në këtë ngjarje, atë natë Gent Sharra ka pasur rolin e organizimit të vrasjes sepse ai ka mundësuar vënien në dispozicion të makinës tip "Benz". Atë natë makinën ka shkuar dhe e ka marrë në këtë shtëpi Gent Sharra së bashku me vëllain tim. Pasi Gent Sharra ka marrë makinën ia ka dhënë Dashit, i cili më pas e ka dëguar tek vendi tjetër që përdorej si bazë nga atentatorët. Dashi më ka treguar se atë natë ka qenë në makinën e atentatorëve së bashku me Altin Ndocin, Talo Çelën dhe Mir Haxhinë.

Për këtë ngjarje unë kam folur me Dashin nëpërmjet një telefoni të kriptuar, ku edhe e kam pyetur nëse ai ka marrë pjesë në atë ngjarje (masakrën) dhe çfarë roli ka patur. Dashi më ka treguar se ai ka marrë pjesë tek vrasja e trefishtë e Bradasheshit, ku ka qenë në një makinë me atentatorët por nuk ka goditur sepse ngjarja ka ndodhur shumë shpejt dhe është hutuar. Në bisedë me Dashin me telefon të kriptuar SkyECC vetëm kaq kam biseduar në lidhje me këtë ngjarje. Ndërsa detajet Dashi mi ka treguar kur ka qenë në Shqipëri para se të largohej në Gjermani në vitin 20169, por në atë kohë nuk më tregoi se ai kishte marrë pjesë këtë gjë ma pohoi më pas kur ai ndodhej në Gjermani kur kemi biseduar me telefon të kriptuar. Nga Dashi kam mësuar se në atentatin ndaj Endrit Alibej dhe të afërmve të tij kanë marrë pjesë 2 makina, në të cilat kanë qenë Talo Çela, Miri Haxhia, Altin Ndoci, Dorian Shkoza dhe Dashi. Gjithashtu ka patur edhe persona të tjerë që kanë ndihmuar atentatorët atë natë, por nuk i di me emra konkret,”-rrëfen Dumani.

Po, ashtu Nuredin Dumani tregon se e kishte paralajmëruar të vëllanë, se mund të arrestohet nga policia, për shkak të deklaratave që Talo Çela ka dhënë në media.

“Nuredin Dumani, i shprehet vëllait të tij Dashnor Dumani, të cilit i thotë se duhet ti kishin shfarosur Kelin (Mikael Qosjan), Talon dhe të tjerët pasi ata mund të kishin vrarë Nuredinin dhe Dashin nëse ky i fundit do kishte qenë në Shqipëri. Nuredini i kërkon Dashit ta ndihmojë për të kapur Talo Çelën, për të cilin shprehet se është bukë shkelur dhe do ja marrë shpirtin. Nuredini i shpjegoni Dashit se, policia mund ta arrestoj Dashin pas deklaratave që Talo Çela ka bërë në media. Nuredini, i tregon Dashit se nuk ka qen me Talon dhe Altinin në vrasjet që ka kryer në Durrës, por mekaniku (ku i referohet Klevis Allës), ka përfshirë Talon dhe Altin Ndocin. Nuredini i tregon vëllait të tij Dashit se ka biseduar me Talo Çelën dhe Mikael Qosen, të cilët kanë akuzuar Nuredinin dhe Dashin për vrasjet.

Në vijim Nuredini i shpjegon i shpjegon vëllait të tij se pas vrasjes së Besmir Haxhisë, Nuredin Dumani ka biseduar me Kelin (Mikael Qosen), të cilit i ka kërkuar ti japë Talo Çelën, ndërsa Keli i ka ofruar 2-milion euro dhe Talon në këmbim të vrasjes së “Krymit” (Erion Alibej) nga Nuredini. Nuredini ka pranuar duke i kërkuar 1 milion Euro dhe pasi të jepte prova që mund ta kapte krymin (Erion Alibej) Keli duhet ti jepet Talo Çelën në të kundërt nuk bëhej. Nuk kanë rënë dakord dhe më pas Keli e ka pyetur Nuredinin se përse i ka vrarë njerëzit e tij. Nuredini i tregon vëllait të tij se Kelit (Mikael Qoses) i ka vrarë dy njerëz, djalin e hallës me 25 thika dhe shokun më të ngushtë Ilin që ka patur servis,”- thuhet më tej në dosje.

Në dosje, në një episod të dosjes del një bisedë e Nuredin Dumanit me Erjon Alibeajn kur vrasësi me pagesë është ndjerë ngushtë për faktin se i vëllai ishte në anën tjetër të llogores dhe kishte marrë pjesë në ekzekutimin e vitit 2018.

“Në fund të bisedës me Nuredinin, pasi ai mbaroi shpjegimet e tij, unë fillova të jap shpjegimet e mia dhe në fund të bisedës i thashë, duke e akuzuar drejtpërdrejt që:”…Dashnori, vëllai yt, ka qenë ekzekutor, në ngarjen e Endritit, ndërsa ti ke qenë në burg në Francë, dhe vëllai tjetër ka qenë në burg në Shqipëri…Nuredinit, sapo i thashë për Dashin, nuk e pranoi atë që i thashë unë. Unë i them Nuredinit edhe sikur Dashi, vëllai yt, të ketë marrë pjesë në ekzekutimin e familjarëve të mi, unë bëj be dhe vë dorën në Kuran përpara teje dhe betohem që gjakun e keni të falur nga unë…Por vetëm më rri besnik, tregohu i sinqertë, m’i trego të gjitha gjërat sesi janë…”-ka treguar Erjon Alibej.

Në rrëfimet e Dumanit përmendet edhe grabitja e Rinasit, kur Dashnor Dumani rezulton të jetë pjesëmarës dhe në vjedhjen me armë të 10 milion eurove në avionin e linjës Tiranë-Vjenë, i cili po bëhej gati për nisje në pistën e aeroportit të Rinasit.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI