Flash

Berisha për vendimin ndaj Metës: “Akt kriminal, që dëshmon frikën e Ramës”

Lapsi.al 11 June 2025
Berisha për vendimin ndaj Metës: “Akt kriminal, që

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me tone të ashpra pas vendimit për zgjatjen e hetimeve ndaj Ilir Metës, duke e cilësuar këtë si një “akt politik kriminal”, orkestruar – sipas tij – nga kryeministri Edi Rama dhe kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Troplini.

Në një konferencë për shtyp, Berisha akuzoi drejtësinë e kontrolluar për shkelje flagrante të ligjeve shqiptare dhe konventave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, duke e cilësuar paraburgimin e Metës si një “simptomë të tmerrit” që, sipas tij, ka kapluar Edi Ramën përballë opozitës. “E mbajnë në qeli pa asnjë provë, vetëm urdhër politik. Dorëzojnë dosje në gjykatë pa fakt penal dhe vendosin t’i zgjasin edhe 6 muaj hetimet dhe për këtë qëllim duhet mbajtur në burg.” deklaroi Berisha.

Pjesë nga fjala e Berishës

Vendimi i fundit i kreut të organizatës kriminale Edi Rama dhe Altin Troplinit për të mbajtur në burg kryetarin e Partisë së Lirisë, partisë së dytë më të madhe opozitare, është një akt politik, kriminal që dëshmon frikën dhe tmerrin e Edi Ramës nga Ilir Meta.

Që dëshmon papajtueshmërinë e tij, intolerancën absolute atërore ndaj opozitës dhe opozitarizmit.

Ilir Meta u burgos në mënyrë brutale, pa asnjë urdhër arresti, me urdhër të vetëm të Edi Ramës.

Ilir Meta u mbajt dhe mbahet në burg si person në hetim pa asnjë provë, asnjë fakt penal. Ndaj tij, edhe pasi dorëzoi dosjen në gjykatë, Altin Troplini me urdhër të Edi Ramës, kërkoi shtytje 6 muaj të hetimeve. Kjo përbën shkelje të rëndë të ligjeve të vendit dhe konventave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Kjo dëshmon edhe njëherë për të shumtën herë, konkluzionin e Samuel Huntington se forma më e shëmtuar e diktaturave, midis të gjitha diktaturave, është bandokracia apo narkodiktatura.

Huntington, ky historian gjenial dhe sociolog, në analizën që u bën diktaturave, konkludon se narkodiktatura është forma më e keqe e tyre. Sepse, thotë Huntington, kjo diktaturë nuk respekton asnjë parim, asnjë rregull, asnjë ligj, asnjë kriter.

Urdhëroni pra, e kanë arrestuar pa i paraqitur fletë arrestin, sepse Edi Rama me çdo kusht donte që të goditej nga banditë që i kishte dërguar për atë qëllim. Një person i mbrojtur nga Garda e Republikës. E mbajnë në qeli pa asnjë provë, vetëm urdhër politik. Dorëzojnë dosje në gjykatë pa fakt penal dhe vendosin t’i zgjasin edhe 6 muaj hetimet dhe për këtë qëllim duhet mbajtur në burg.

Nuk ka kufi urrejtja e Edi Ramës për kundërshtarin politik. Ajo është identike me urrejtjen e babait të tij xhelat, që firmosi në gusht të vitit 1988, varjen në litar të kundërshtarit politik, Havzi Nela.

Ajo është e njëjtë me dajon e tij xhelat, Spiro Koleka, që kërkonte me 11 dhjetor të vitit 1990, tanket dhe mitrolozët mbi studentët. Edi Rama është një njeri që udhëhiqet verbërisht vetëm nga urrejtja dhe fakultetet më të errëta të qenies njerëzore. Duke shprehur solidaritetin e plotë me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dënoj me forcën më të madhe vendimin e fundit të Edi Ramës dhe Altin Troplinit dhe i garantoj se do përgjigjen për këtë vendim. I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të qëndrojë vendosmërisht ndaj narkoregjimit të Edi Ramës, i pari dhe i vetmi i këtij lloji në Europë.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI