Flash

Dëshmia/ Të moshuarit tregojnë si iu morën kartat e identitetit para zgjedhjeve

Lapsi.al 11 June 2025
Dëshmia/ Të moshuarit tregojnë si iu morën kartat e

Dy të moshuar që tregojnë se si iu morën kartat e identitetit dhe nuk iu kthehen për t'i ndaluar të votojnë. është dëshmia e radhës për krimet zgjedhore të 11 Majit që bëhet publike nga Partia Demokratike.

Rrëfimin e të moshuarve e ka transmetuar selia e PD, gjatë një konference të Sali Berishës, i cili u shpreh se: "Ai ka urdhëruar edhe metoda të tjera kriminale sepse Edi Rama është i gatshëm të marrë çdo vendim, të urdhërojë çdo akt dhe çdo veprim për të ruajtur karrigen e tij të krimit. Këtu është dëshmia tronditëse se si narkobanditi, punonjësi i shtetit, shkon dhe mbledh kartat e identitetit të qytetarëve, me pretekstin se do i disbursojë pensionin dhe kartat ua mban, duke ditur bindjet e tyre politike, që ata të mos votojnë. Pra ky bandit, punonjës i shtetit, narkobandit, ky me urdhër të Edi Ramës shkelmon të drejtën kushtetuese themelore të qytetarëve. Unë dua të përshëndes këtë çift të moshuar, por njerëz kurajozë, që e denoncuan haptas këtë akt të përsëritur me mijëra e mijëra raste".

https://www.youtube.com/watch?v=cOLVxz3QJlE&ab_channel=PartiaDemokratikeeShqip%C3%ABris%C3%AB

Rasti i denoncuar:

Denoncuesi: Kush jeni, si e keni emrin?

Qytetari: Lodovik …

Denoncuesi: Lodovik kush …

Qytetari: Lodovik Rrethi.

Denoncuesi: A doni me votu nesër…

Lodovik Rrethi: Po ishalla…

Denoncuesi: A keni kartë?

Lodovik Rrethi: Jo. E kam kartën por na e ka marrë ai mjeshtri…

Denoncuesi: Si e ka emrin …

Lodovik Rrethi: Besmiri … te posta.

Gentian Ndoj: Kartën tënde kush e ka marrë?

Lodovik Rrethi: Besmiri.

Gentian Ndoj: Besmiri … Pse nuk ta kthen kartën Besmiri…

Lodovik Rrethi: Nuk di gjë, puna e tij. Ai nuk i hedh lekët ai…

Gentian Ndoj: A të duhet karta ty…

Lodovik Rrethi: Më duhet nesër, kismet …

Gentian Ndoj: Pse të duhet karta…

Lodovik Rrethi: Me votu.

Gentian Ndoj: Sa kohë ka që ta ka marrë kartën?

Lodovik Rrethi: Ka 1 javë.

Qytetarja: Marie Rrethi.

Denoncuesi: Sa vjeç je?

Marie Rrethi: 78.

Denoncuesi: Pensionin a e ke marrë

Marie Rrethi: Jo.

Denoncuesi: A don me votu nesër?

Marie Rrethi: Po nesër, për Zotin do të mi bin se s’bën more, s’ka ka ja man. Unë atë ja du.

Denoncuesi: Ç’ka?

Marie Rrethi: Kartat i du në shtëpi.

Denoncuesi: Kush ua ka marrë kartat …

Marie Rrethi: Ky Besi na i ka marrë.

Denoncuesi: Ku punon ai.

Marie Rrethi: Don lek.

Denoncuesi: Çfarë lekësh?

Marie Rrethi: Lekët e pensionit…

Denoncuesi: Tash sa kohë ua ka marrë kartat.

Marie Rrethi: Ka tash 1 javë, tash ni javë po them unë se, kartat janë marrë ma tepër.

Denoncuesi: Pra, ai ua ka marrë kartat dhe nuk ua kthen.

Marie Rrethi: Nuk i kthen, për s’gjallë nuk i kthen.

Denoncuesi: A keni shku me ja kërku kartat?

Marie Rrethi: Ka shku Liku, i kam thënë Likut, çfarë është mor kështu, thotë. Duhet me ja çu Luisit, Luis Lazrit, për me i pru te shpia.

Denoncuesi: E çfarë i ka thënë ai për kartat.

Marie Rrethi: I ka thënë du me ja çu asaj. Mi jep mor mu, i ka thanë kartat. Jo jo i ka thënë, do ja çoj atje, se do i çoj dhe lekët. As ka pru lekë, as ka pru karta.

Denoncuesi: Pra, ju s’keni kartë?

Marie Rrethi: Jo në shtëpi. Jo, jo atje i ka, ai vetë i ka marrë. Hala vaki s’më ka bë kështu.

Gentian Ndoj: Një rast flagrant ka ardhur nga fshati i Barbullushit, ku një denoncues është ankuar pranë Partisë Demokratike, sepse një punonjës poste, i cili shpërndan pensionet në Barbullush, Besmir Lepi u ka marrë kartën e identitetit dhe nuk ua rikthen.

Qytetarët pa kartën e identitetit nuk mund të votojnë, ndaj i bëj thirrje organeve kompetente, Policisë së Shtetit që të marrin masa ndaj këtyre personave sepse po kryejnë krime zgjedhore.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI