Flash

Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga gjithë Shqipëria

Lapsi.al 11 June 2025
Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga gjithë Shqipëria

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar ndalimin e importit të deleve dhe dhive nga i gjithë territori i Shqipërisë, pas konfirmimit të rasteve të shumta të sëmundjes së murtajës së bagëtive të imta.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se ka ndryshuar masën e ndalesës së së pakohshme, për import të ruminatëve të vegjël dele dhe dhi.

AUV thekson se nga sot masa e ndalesës vlen për gjithë territorin e Shqipërisë.

“Pas rivlerësimit të situatës, lajmërimeve për konfirmime të rasteve të sëmundjes PPR (Peste des Petits Ruminants) edhe në regjione tjera, AUV ngrit masën kufizuese për tërë territorin e Shqipërisë, me qellim të parandalimit të përhapjes. Duke parë rrjedhën e situatës përveç masës kufizuese në import. Komunat e Kosovës të brezit kufitarë me Shqipërinë, përmes drejtorive të tyre për Bujqësi të vendosin masa strikte kufizuese të lëvizjes se bagëtive të imta në kullosat e brezit kufitarë. Fermerët mbajtëse të deleve dhe dhive të mbajnë nën mbikëqyrje bagëtitë e tyre dhe të pengojnë çfarëdo kontakti të kopeve të tyre me kopetë e fermerëve nga vendi fqinjë”, thuhet në njoftimin e AUV.

AUV shton se PPR është një sëmundje virale shumë ngjitëse që prek kryesisht delet dhe dhitë. Ajo përhapet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me kafshët e sëmura, ndërsa burim i infeksionit janë sekrecionet dhe jashtëqitjet.

“Shenjat klinike përfshijnë: temperaturë të lartë, rrjedhje nga hunda, inflamacion të syve, ulje të oreksit, diarre dhe në raste të rënda, ngordhje. Kjo sëmundje nuk është zoonotike, pra nuk transmetohet tek njerëzit dhe nuk paraqet rrezik për shëndetin publik”, shton AUV.

Autoritetet kufitare do të forcojnë kontrollet në të gjitha pikat kufitare dhe zonat e brezit kufitar me Shqipërinë, me qëllim parandalimin e futjes së sëmundjes në territorin e Republikës së Kosovës.

“AUV, në bashkëpunim me autoritetet përkatëse, do të ndjekë nga afër situatën dhe do të ndërmarrë të gjitha masat preventive të nevojshme. Gjithashtu, do të informojë rregullisht fermerët dhe publikun për zhvillimet e mëtejshme. Në ketë fazë, fermerët mbajtës të deleve dhe dhive duhet të pengojnë çfarëdo kontakti të bagëtive të tyre me fermat nga Shqipëria ne kullosat e brezit kufitar”.

Të këshilluara

Turisti humb jetën në Butrint

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Parkun Kombëtar të Butrintit, në Sarandë ku një turist i huaj, pjesë e një grupi që po vizitonte sitin arkeologjik, është ...

15:32

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI