Flash

Del dokumenti/ Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci, prej prillit nën hetim nga SPAK

Lapsi.al 12 June 2025
Del dokumenti/ Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci, prej prillit nën

Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci është vënë zyrtarisht nën akuzë, në mes të muajit prill, gati 3 javë para zgjedhjeve. Në një dokument të publikuar nga Syri Tv, Beci bashkë me 6 të tjerë akuzohen për kryerjen e veprës penale "Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", në bashkëpunim.

Të pandehurit e tjerë, janë Jonid Kazani, Edlira Mitrushi, Yllka Nishku, Rudin Gjoni, Adela Ruko dhe Premtim Dauti. Në dokumentin e mëposhtëm thuhet se nga hetimet ka rezultuar se "Korporata Elektroenergjitike Shqiptare" sh.a, me datë 18.12.2019, ka zhvilluar procedurën e prokurimit me objekt: "Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjitik (Projekt Kërkimor) me fond limit 69,500,000 (gjashtëdhjetë e nëntë milion e pesëqind mijë) lekë.

Për këtë hetim ndaj Becit nuk ka pasur asnjë njoftim nga SPAK para zgjedhjeve. 

VENDIM PËR ZGJATJEN E AFATIT TË HETIMEVE

Në Tiranë, më 23/04/2025, unë Dritan Prençi, Prokuror në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi studiova aktet e fashikullit të procedimit penal nr.196, të vitit 2024,

KONSTATOVA

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 14.10.2024 ka regjistruar procedimin penal nr.196, për veprën penale "Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.

Me datë 23.10.2024 është regjistruar në regjistrin e njoftimit të veprave penale, emri i të pandehurve Benet Beci, Jonid Kazani, Edlira Mitrushi, Yllka Nishku, Rudin Gjoni, Adela Ruko, Premtim Dauti, akuzuar për kryerjen e veprës penale "Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258, 25 i Kodit Penal (sipas ligjit favorizues nr.23/2012).

Nga aktet e administruara ka rezultuar se "Korporata Elektroenergjitike Shqiptare" sh.a, me datë 18.12.2019, ka zhvilluar procedurën e prokurimit me objekt: "Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjitik (Projekt Kërkimor). me nr. REF-46463-12-18-2019, me fond limit 69,500,000 (gjashtëdhjetë e nëntë milion e pesëqind mijë) lekë.

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nëpërmjet shkresës me nr.19301 prot., datë 15.10.2024, i ka kërkuar Autoritetit Kontraktor, "Korporata Elektroenergjitike Shqiptare" sh.a, një kopje e praktikës së procedurës së prokurimit me nr. REF-46463-12-18-2019, me objekt: "Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjitik".

2. Autoriteti Kontraktor, "Korporata Elektroenergjitike Shqiptare" sh.a, (në vijim KESH sh.a), me shkresën kthim-përgjigje me nr.5140/1 prot., datë 21.10.2024, ka përcjellë pranë Prokurorisë së e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kopjen e njësuar të praktikës së plotë të kësaj procedurë prokurimi.

Image

Të këshilluara

Zjarr në Qeparo

Një zjarr ka përfshirë ditën e sotme një sipërfaqe pyjore në Qeparo, ku sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes është shuar plotësisht. Flakët morën përma...

19:36

Prishtinë, zjarr në një qendër tregtare

Një zjarr ka përfshirë sot pasdite tarracën e një qendre tregtare në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 15:00, n...

18:57

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI