Flash

Zbulohet nota që mori në provimin e anglishtes maturanti 74-vjeçar

Lapsi.al 12 June 2025
Zbulohet nota që mori në provimin e anglishtes maturanti

Maturanti 74-vjeçar Skënder Cena ia doli të merrte diplomën e maturës, pasi ka kaluar me sukses provimin e gjuhës së huaj. Nga rezultatet e publikuara sot, 74-vjeçari është vlerësuar me notën 7, në tentativën e tij të dytë për gjuhën e huaj. 

Maturanti më i veçantë për këtë vit, ishte shprehur ditën e provimit se ishte i bindur se këtë herë do merrte notën 6, por duket se i kaloi pritshmëritë. Aksidenti në rini, në hidrocentralin e Fierzës, i mori pjesërisht shikimin dhe u bë pengesa e parë për vazhdimin e shkollimit, mes shumë vështirësive ekonomike.

Mirëpo, kur ishte 64 vjeç, iu rikthye mësimit në shkollën profesionale në Kamëz, por mosha nuk e favorizoi në provimet e maturës. Në atë kohë, anglishtja e sfidoi me rezultat jo kalues, që Skënderi beson se nuk do të jetë i tillë në përpjekjen e tanishme, të dytë, për ta dhënë provimin.

Ndonëse nuk i kanë shpëtuar syve kureshtarë e ndonjëherë paragjykues: “Me thënë të drejtën, mësuesit dhe sekretarja më kanë pritur shumë mirë. Nxënësit menduan se isha profesor…” - u shpreh ai për gazetaren Kristi Gongo. Ëndrra e Skënderit për t’u arsimuar është bërë e mundur edhe falë përkrahjes së familjarëve. /Marrë nga TCH

Të këshilluara

Zjarr në Qeparo

Një zjarr ka përfshirë ditën e sotme një sipërfaqe pyjore në Qeparo, ku sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes është shuar plotësisht. Flakët morën përma...

19:36

Prishtinë, zjarr në një qendër tregtare

Një zjarr ka përfshirë sot pasdite tarracën e një qendre tregtare në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 15:00, n...

18:57

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI