Flash

Lubonja: Flitet vetëm për vjedhje votash, mjaftojnë 5 prova për të kthyer procesin

Lapsi.al 12 June 2025
Lubonja: Flitet vetëm për vjedhje votash, mjaftojnë 5 prova

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin "Log." në News24, shprehet se procesi i rinumërimit është një devijim nga problemi kryesor, që është sistemi politik që kemi ngritur, që nuk lejon më rotacion. 

Lubonja përmendi rastin e Austrisë, ku për një gjë që nuk ndikon fare në rezultat, anuluan zgjedhjet. Sipas analistit, këtë duhet të bëjmë ne, të edukohemi që për 5 prova të kthejmë të gjithën mbrapsht.

“Procesi i rinumërimit është një devijim nga problemi kryesor, që është sistemi politik që kemi ngritur, që nuk lejon më rotacion. Kjo është një çështje kulture 30-vjeçare. Pra, ne në vend që ta bëjmë votën të shenjtë, vullnetin e individit të shenjtë, mendojmë se si të vjedhim votën.

Vullneti për të vjedhur njëri-tjetrin shfaqet në shumë forma. Çështja është: si mundemi ta ndalojmë këtë? Në Austri janë anuluar zgjedhjet nga Gjykata Kushtetuese vetëm se dy qendra nuk u mbyllën në kohën e duhur, teksa nuk prishej kurrsesi rezultati, por nuk ishte korrekt procesi. Këtë duhet të bëjmë ne, të edukohemi që për 5 prova të kthejmë të gjithën mbrapsht.

Rinumërimi në Tiranë do të tregojë kulturën e përgjithshme që kanë vjedhur. Duhet të bëhet mësim. Këtu flitet për vjedhje votash, nuk dëgjoj as në Kosovë, as në Maqedoni dhe nuk mendoj se mund të ketë vend në Evropë që të ndodhë kjo” - u shpreh Lubonja /BW

Të këshilluara

Zjarr në Qeparo

Një zjarr ka përfshirë ditën e sotme një sipërfaqe pyjore në Qeparo, ku sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes është shuar plotësisht. Flakët morën përma...

19:36

Prishtinë, zjarr në një qendër tregtare

Një zjarr ka përfshirë sot pasdite tarracën e një qendre tregtare në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 15:00, n...

18:57

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI