Flash

Kanada/ 34-vjeçarja nga Kosova tenton të shpëtojë djalin në pishinë, humb jetën me të

Lapsi.al 12 June 2025
Kanada/ 34-vjeçarja nga Kosova tenton të shpëtojë djalin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të martën në mbrëmje në lagjen Lachine të Montrealit, Kanada, ku një nënë 34-vjeçare nga Deçani dhe djali i saj 3-vjeçar kanë humbur jetën tragjikisht në një pishinë private.

Viktimat janë identifikuar si Elzina Ramosaj dhe djali i saj i vogël, Eloni. Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj. Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se fëmija ka rënë aksidentalisht në pishinën e shtëpisë ku jetonte familja, ndërsa e ëma ka tentuar ta shpëtojë, por fatkeqësisht të dy kanë humbur jetën.

Autoritetet kanadeze kanë konfirmuar vdekjen e nënës dhe fëmijës në vendin e ngjarjes. “Na e keni vrarë zemrën sot! Lagjës sonë ka me i mungu buzëqeshja e mirësia jote, Elzina Halit Ramosaj, dhe birit tënd, Elonit!”, ka shkruar Ramosaj në një postim të tij. /LAPSI.al

Të këshilluara

Zjarr në Qeparo

Një zjarr ka përfshirë ditën e sotme një sipërfaqe pyjore në Qeparo, ku sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes është shuar plotësisht. Flakët morën përma...

19:36

Prishtinë, zjarr në një qendër tregtare

Një zjarr ka përfshirë sot pasdite tarracën e një qendre tregtare në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 15:00, n...

18:57

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI