Flash

Theo Hernandez paralajmëron Argjentinën: "Messi nuk na tremb"

Lapsi.al 15 December 2022
Theo Hernandez paralajmëron Argjentinën: "Messi nuk na

Theo Hernandez ishte një nga protagonistët e mëdhenj të fitores së Francës ndaj Marokut në gjysmëfinalen e Botërorit 2022. Mbrojtësi i Milanit shënoi golin që hapi ndeshjen pas 5'. Më pas dha kontributin e tij për të mbajtur larg kundërshtarët nga porta e Lloris deri në bilbilin e fundit: "Ishte një mbrëmje e pabesueshme - tha Theo për Rai Sport -. Ishte një ndeshje e vështirë, Maroku ka një ekip të madh. Por ne fituam dhe tani duhet të mendojmë për finalen. Kemi pasur një muaj të jashtëzakonshëm, kemi punuar për të arritur në këtë moment. Jam i lodhur, por është bukur. Tani le të rikuperohemi që të jemi 100%".

Mbrojtësi i majtë i Francës u bë titullar fiks, pas dëmtimit të vëllait të tij Lucas. E megjithatë Theo Hernandez ka qenë një nga pikat e forta të Francës. Tani nga anët e tij do të luajë një si Messi: "Lionel? Nuk kemi frikë, ata kanë një skuadër të jashtëzakonshme, por kemi disa ditë për të punuar."

DESCHAMPS: "EMOCION, LUMTURI E KRENARI"

Edhe trajneri i kombëtares franceze, Didier Deschamps, e komentoi i kënaqur objektivin e arritur: "Kjo fitore ngjall emocion, lumturi dhe krenari. Sot ishte një sukses i rëndësishëm, edhe pse nuk është finalja. Asnjëherë nuk është e lehtë dhe kemi qenë edhe me fat, por lojtarët u shpërblyen si grup. Do të shkojmë të dielën në kërkim të titullit, është e mrekullueshme".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI