Flash

Nga festa e Botërorit në guerriljen e tifozëve: Francë-Marok, humb jetën një 14 vjeçar në Montpellier

Lapsi.al 15 December 2022
Nga festa e Botërorit në guerriljen e tifozëve:

Në Katar luhej finalja, por kishte motiv për të gjithë të festonin. Franca që arriti finalen e dytë radhazi e Maroku se bëri historinë. Por nëse në Botëror kishte vetëm entuziazëm, Franca u bë arena e luftimeve mes tifozëve, ku pati edhe një viktimë në Montpellier. Rrugët e qytetit u kthyen në skenë guerrilje me përplasje mes tifozëve francezë e marokenë. Policia ka ndërhyrë për të qetësuar situatën.

Një djalë ka humbur jetën natën në Montpellier, i goditur nga një makinë. Djaloshi 14 vjeçar mbeti vitikë gjatë festimeve për kualifikimin e Francës në finalen e Kupës së Botës në Katar, pasi fitores me Marokun. Personi në timonin e mjetit është larguar, ndërsa “makina është gjetur pranë vendit të aksidentit dhe është sekuestruar”. Sqarimin e kanë bërë vetë autoritetet franceze në një deklaratë, duke saktësuar se “hetimet po vijojnë me shpejtësi”. Një situatë që ngjante shumë me një guerrilje, ku tifozët improvizuan edhe barrikada.

Lexo më tej: Humbja me Marokun, tym e flakë në rrugët e Brukselit

Viktima e aksidentit, e cila u dërgua në spital, ka ndërruar jetë pak pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Sipas deputetes Nathalie Oziol siç tregohet në Twitter, "ngjarjet kanë ndodhur në lagjen e njohur La Paillade, ndërsa viktima ishte 14 vjeç. Kjo ngjarje sportive - shtoi ajo - po përfundon në një tragjedi absolute".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI