Flash

Video/ Franca nuk zhgënjen pritshmëritë: likuidon 2-0 Marokun e prezantohet në finale me Argjentinën

Lapsi.al 14 December 2022
Video/ Franca nuk zhgënjen pritshmëritë: likuidon 2-0 Marokun e

Finalja e Kupës së Botës 2022 do të jetë Argjentinë-Francë, e planifikuar për të dielën në orën 16. Les Bleus mposhtën Marokun 2-0 në një gjysmëfinale të nxehtë dhe të vështirë. Franca zhbllokoi ndeshjen pas vetëm 5' nga blici i Theo Hernandez. Djemtë e Regraguit dhanë gjithçka, herë-herë dominuan edhe për sa i përket zotërimit të topit, por pa gjetur asnjëherë goditjen e duhur. Kështu, 15 minuta nga fundi, afrikanët u ndëshkuan nga devijimi pranë portës i Kolo Muani, në prekjen e parë të topit. Zëvendësuesi i Dembele vulosi rezultatin në favor të skuadrës së Deschamps. Hakimi dhe shokët e tij do të luajnë tashmë finalen për vendin 3-4 të shtunën kundër Kroacisë.

Kështu, Franca fluturon për të luajtur finalen e dytë radhazi botërore pas asaj triumfuese në Rusi 2018. E bën këtë në fundin e një ndeshjeje të shkëlqyer për nga intensiteti dhe tensioni. Të besuarit e Deschamps u detyrua t'i nënshtrohet një presioni të madh. Natyrisht edhe vuajtën për një kohë të gjatë, për shkak të një performance të pabesueshme të Marokut. Les Bleus nxorrën në pah gjithë cinizmin e tyre, duke treguar gjithashtu qëndrueshmëri të shkëlqyer mbrojtëse. Në këtë mënyrë francezët i dhanë vetes një sfidë yjore në aktin e fundit. Messi kundër Mbappe, ndoshta dueli më i pritur nga të gjithë, që nuk mund të mos bëjë të buzëqeshin qeverinë e Katarit dhe drejtuesit e PSG-së.

Lexo më tej: Video/ Argjentina finalistja e parë e Katar 2022: hakmarrje e plotë për katër vjet më parë, 3-0 ndaj Kroacisë

DY TROFE NË NJË FINALE

Të dielën në stadiumin Lusail do të jetë në lojë si Kupa e Botës ashtu edhe titulli i golashënuesit më të mirë. Fituesi i 7-fishtë i Topit të Artë dhe kampioni francez janë të dy të parët në renditjen e sulmuesve. Messi e Mbappe kanë shënuar 5 gola secili. Deschamps do të shkojë në kërkim të një Botërori të dytë, që nuk ka ndodhur që nga viti 1958-62 kur triumfonte Brazili. Ndërsa Argjentina dëshiron të ngrejë Kupën pasi ka pasur sukses për herë të fundit me Maradonën, në vitin 1986. Messi do të ketë detyrën të rishkruajë historinë përballë shokut të tij të PSG-së.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI